LIGA E KONFERENCËS/ Mbrëmje dramatike! Bonuçi futet si “ekspert” dhe eliminon ekipin e tij me penallti (VIDEO)
Mbrëmje dramatike në Ligën e Konferencës, ku Olimpiakosi eliminoi me 11-metërsha Fenerbahçen. Skuadra greke arriti të siguronte një “biletë” për në raundin gjysmëfinal, ndërkohë që turqit zhgënjejnë në shtëpi.
Interesant është fakti se trajneri i Fenerbahçes, Kartal, aktivizoi Leonardo Bonuçin në minutën e 122-të si “ekspert” i penalltive, ndërkohë që italiani gaboi penalltinë e pestë duke eliminuar kështu Fenerbahçen. Tadiç dhe Under ishin dy lojtarët e tjerë nga ekipi turk që gabuan, ndërkohë që te Olimpiakosi nuk arritën të shënonin El Arabi dhe Rodinei, teksa në fund grekët festuan falë triumfit 2-3.
Në sfidën tjetër të mbrëmjes në Ligën e Europës, Klub Bryzh mposhti me lehtësi PAOK-un 0-2, duke u kualifikuar falë rezultatit të përgjithshëm 0-3.
REZULTATET LIVE
FENERBAÇE-OLIMPIAKOS 1-0 (2 me 3 me penallti)
13′ Kahveci
PENALLTIA E HUMBUR NGA BONUÇI (VIDEO)
GOLI I KAHVECIT 1-0 (VIDEO)
PAOK-KLUB BRYZH 0-2
33′, 45′ Jutgla
GOLI I JUTGLA 0-1 (VIDEO)
GOLI I Jutgla 0-2 (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
FENERBAÇE-OLIMPIAKOS
PAOK-KLUB BRYZH
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"