LIGA E EUROPËS/ Nga Liverpuli te Roma e Atalanta, sfida e fundit në grupe sjellin emocione të forta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2023 | 10:10

LIGA E EUROPËS/ Nga Liverpuli te Roma e Atalanta, sfida e fundit në grupe sjellin emocione të forta

Liga e Europës luan ndeshjet e saj të fundit në grupe, ku shumë skuadra kërkojnë të mësojnë nëse do të arrijnë të kualifikohen për më tej, apo do të shkojnë në Ligën e Konferencës.

Europa

Uest Hemi dhe Frajburgu masin forcat në Angli për të vendosur se kush do të dalë nga Grupi A si vend i parë, ndërsa Roma e Murinjos kërkon tre pikët dhe të shpresojë te një gafë e Slavias së Pragës në mënyrë që të dalë si kokë grupi.

Liverpuli kryesues luan në transfertën belge përballë Rojal Union, ndërsa Atalanta, gjithashtu kryesuese ndeshet në Poloni me Rakov.

Karabagu i Redon Xhixhës pret suedezët e Haken, ku fitorja do t’i kualifikonte më tej, ndërsa Sparta e Qazim Laçit kërkon fitoren ndaj Aris në mënyrë gjithashtu të avancojnë për në fazën tjetër.

NDESHJET:

ROMA – SHERIF 18:45

LEVERKUSEN – MOLDE 18:45

LASK – TULUZ 18:45

PANATHINAIKOS – MAKABI HAIFA 18:45

KARABAG – HAKEN 18:45

REN – VIJAREAL 18:45

ROJAL UNION – LIVERPUL 18:45

SLAVIA PRAGË – SERVETE 18:45

AJAKS – AEK ATHINË 21:00

ARIS – SPARTA PRAGË 21:00

BETIS – REJNXHËRS 21:00

BRAJTON – MARSEJË 21:00

OLIMPIAKOS – TSC 21:00

RAKOV – ATALANTA 21:00

SPORTING – STURM GRAC 21:00

UEST HEM – FRAIBURG 21:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"