Barcelona dëshiron me çdo kusht Lautaron, zbulohen 6 lojtarët që mund të përfshihen në marrëveshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2020 | 13:37

Barcelona dëshiron me çdo kusht Lautaron, zbulohen 6 lojtarët që mund të përfshihen në marrëveshje

Lautaro Martinez është një dëshirë e madhe e Barcelonës, të cilët e ndjekin sulmuesin argjentinas prej kohës. Katalanasit e duan me çdo kusht futbollistin në ekipin e tyre dhe do mundohen të bindin Interin për ta lënë të lirë futbollistin.lautaro-martinez

Sipas asaj që shkruan “Marca”, Barcelona po planifikon të fusë disa lojtarë në marrëveshje në mënyrë që të bindë klubin zikaltër.

Janë plotë 6 lojtarë që pritet të largohen nga katalanasit në verë, dhe klubi spanjoll do përpiqet të fusë ndonjë nga këta në marrëveshje për Luataron. Bëhet fjalë për, Samuel Umtiti, Nelson Semedo, Arturo Vidal, Zhan-Kleir Todibo, Karles Alena dhe Zhunior Firpo.Barca

Të gjithë këta pritet të largohen nga Bracelona dhe mund t’i ofrohen Interin të zgjedhë, për të futur në marrëveshje për Lautaro Martinez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"