“Misioni” Superiore/ AF Elbasani zgjedh trajnerin e ri, ja kujt i besohet stoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2023 | 0:04

“Misioni” Superiore/ AF Elbasani zgjedh trajnerin e ri, ja kujt i besohet stoli

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”! AF Elbasani ka zgjedhur edhe trajnerin e ri, që do të drejtojë skuadrën në Kategorinë e Parë. Nevil Dede do të jetë “timonieri” i “Tigrave” për sezonin 2023-2024, teksa tashmë akordi përfundimtar është arritur teksa kjo gjë pritet të konfirmohet edhe nga klubi në vijim.  

nevil dede

Objektivi i AF Elbasanit është që të ngjiten menjëherë në Superiore, ndaj nuk duan të humbin kohë, por të nisin menjëherë nga puna për rindërtimin e skuadrës. Gjithsesi, mbetet e gjitha për t’u parë në ditët në vijim kur edhe të bëhen zyrtarizimet me lojtarët që do të thirren për të qenë pjesë e projektit. 

Për sa i përket Nevil Dedes, tekniku 48-vjeçar së fundmi drejtoi Dinamon, në Kategorinë e Parë, teksa më pas u zëvendësua nga Dritan Mehmeti, që finalizoi me sukses objektivin e rikthimit të bluve në Superiore.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"