Laçi kundër statistikave, 32 muaj që nuk e mposht dot Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2017 | 16:25

Laçi kundër statistikave, 32 muaj që nuk e mposht dot Skënderbeun

Laçi ka nisur prej ditësh përgatitjet për Skënderbeun. Pasi “thyen” Vllazninë, tashmë kurbinasit duan vazhdimësi. Sigurisht që përballë një kundërshtari si korçarët kurrë nuk është e lehtë, megjithatë djemtë e drejtuar nga Gentjan Mezani po përgatisin surprizën.

laci

Statistikat nuk i kanë fort në favor, sidomos në kampionat. Të fundit fitore në shtëpi me bardhekuqtë e kanë më 4 prill 2015. Pra kanë plot 32 muaj që nuk ia dalin në shtëpi përballë këtij rivali. Asokohe ia dolën falë golit në të 94-ën minutë prej Sefgjinajt. Shpresat që grupi të jetë i plotë, sa vijnë edhe rriten.

Ansi Nika dhe Arbër Shala po e hedhin pas krahëve dëmtimin, megjithatë fjala e fundit i takon stafit mjekësor. Këta të fundit i kanë në vëzhgim mesfushorin dhe mbrojtësin dhe këto ditë do vendosin për gjendjen e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"