Skënderbeu e Tirana ndalen në barazime, mundet Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2016 | 17:13

Skënderbeu e Tirana ndalen në barazime, mundet Flamurtari

U luajtën sot ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë, një turne i cili si zakonisht, në turin e parë, i jep mundësinë emrave të rinj të skuadrave kryesore që të tregojnë vlerat e tyre në fushën e lojës. Ekipet e Superiores kanë hedhur në fushë shumë futbollistë nga ekipi i të rinjve, ndërsa ka pasur skuadra edhe si Skënderbeu që kanë udhëtuar për të zhvilluar ndeshjen pa pasur trajnerin e tyre në drejtim, pasi Agostineli i ka besuar ekipin Gentian Liçit.

Kupa e Shqiperise trofeu

GRUPI A

Pikërisht korçarët kanë qenë ata që kanë dhuruar një nga surprizat e këtyre ndeshjeve të para, duke u ndalur në një barazim në fushën e Butrintit. Vendasit kanë kaluar në avantazh pas 30 minutash lojë me Dobrën, ndërsa të rinjtë e hedhur në fushë nga Liçi e kishin të vështirë të gjenin barazimin. Është dashur një gol i Malajt, debutues me korçarët, kur mbeteshin pak minuta nga fundit i ndeshjes, për të mbyllur këtë sfidë me një barazim dhe për t’i evituar Skënderbeut një rezultat që mund të interpretohej në mënyrë negative nga tifozeria.

kupa skenderbeu butrinti

Një rezultat tjetër surprizë në Grupin A ka qenë edhe barazimi i Tiranës e cila ka qenë “udhëtuese” në “Selman Stërmasi” përballë Sopotit. Bardheblutë kanë kaluar në avantazh me anë të Likës në fund të pjesës së parë, por janë arritur në ekstremin e takimit pas penalltisë së Çotës.

sopoti tirana

Ndërkaq, Kukësi, Laçi, Bylis e Luftëtari kanë bërë detyrën me fitore në transfertë, kurse Dinamo ka mundur 2-1 në shtëpi Pogradecin dhe e sheh veten në pozita mjaft të mira për të kaluar në turin tjetër.

NDESHJET

Butrinti-Skënderbeu 1-1

31′ Dobra / 85′ Malaj

Tomori-Kukësi 0-3

41′ Rangel, 75′ (p), 85′ Guri

Sopoti-Tirana 1-1

86′ (p) Çota / 43′ G. Lika

Turbina-Laçi 0-2

5′ Hyseni, 29′ Biba

Shkumbini-Bylis 1-3

77′ Aliaj / 11’ Dimiç, 47′ Meto, 75′ Dervishi

Elbasani-Luftëtari 0-1

35′ Satonjo

Dinamo-Pogradeci 2-1

40′ (p) Tragaj, 67′ Osuagu / 69′ Bangoura

Lushnja-Apolonia 1-3

45’+1′ Gjyla / 1’, 24′, 46′ Uzuni

skenderbeu

GRUPI B

Surpriza më e madhe e kësaj dite është padyshim disfata e Flamurtarit përballë Ilirisë. Vlonjatët janë paraqitur me një formacion ku shiheshin shumë titullarë si Veliu, Telushi apo Galiç. Por ekipi i Maganit ka lënë për të dëshiruar si shpeshherë kohët e fundit në finalizimin e aksioneve dhe për më tepër ka qenë i pavëmendshëm në mbylljen e ndeshjes, kur ka pësuar gol nga ekipi i Fushë Krujës duke e mbyllur takimin me një humbje 1-0.

Ndërkaq, vazhdon kriza e golit për Teutën e cila është ndalur në barazim 0-0 edhe nga Shënkolli. Për Teutën, Lajthia goditi shtyllën në pjesën e dytë të takimit, në të cilin në pankinën durrsake ulej Gentjan Begeja, i cili ka zënë vendin e të larguarit Bexhi.

Një formalitet ishte fitorja 3-0 në transfertë e Vllaznisë ndaj Mamurrasit, skuadër e improvizuar në ditët e fundit pas ripranimit në Kategorinë e Parë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Partizanin që ka përmbysur 5-1 ekipin e Kevitanit. Në këtë sfidë, për të kuqtë debutoi sulmuesi izraelit Azubel, i cili shënoi dy gola.

partizani kevitan

Më barazime 1-1 falë golave në minutat e fundit u mbyllën sfidat Besa-Tërbuni dhe Kamza-Korabi, ndërsa Burreli dhe Besëlidhja kanë bërë hapa të sigurt drejt turit tjetër me fitoret 3-1 përkatësisht ndaj Kastriotit dhe Erzenit.

NDESHJET

Kevitan-Partizani 1-5

16’ Toska / 17’ Jaupaj, 19’ Bardhi, 21′ Vatnikaj, 58′, 69′ Azubel

Shënkolli-Teuta 0-0

Mamurrasi-Vllaznia 0-3

20′ Vaizer, 30′ Pjeshka, 55′ (p) Vrapi

Iliria-Flamurtari 1-0

88′ Zira

Besa-Tërbuni 1-1

49′ Dollani / 90’+3′ Kiri

Kamza-Korabi 1-1

52’ Rezi / 89’ Prençi

Burreli-Kastrioti 3-1

48′ Ajazi, 61 Salaj, 67′ (ag) Sala / 78′ Xhaferri

Erzeni-Besëlidhja 1-3

85′ Pasha / 28′ Djalo, 55′ Sidibe, 60′ Diop

Kupa e Shqiperise skema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"