Kupa, Laçi përmbys Bylisin dhe kalon më tej. Ja çiftet e turit të tretë.

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2015 | 13:08

Kupa, Laçi përmbys Bylisin dhe kalon më tej. Ja çiftet e turit të tretë.

Kupa-e-Shqiperise-dhe-medaljet-1024x680Janë luajtur sot ndeshjet e kthimit për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Partizani, Tirana, Flamurtari, Teuta dhe Kukësi sot kanë pasur vetëm nga një ndeshje formaliteti pasi vinin në sfidat e sotme pothuajse të kualifikuara për shkak të rezultateve të arritura në ndeshjet e para.

Ndeshja më e spikatur sot ishte ajo mes Laçit dhe Bylisit që përfundoi në shifrat 3-2 për kurbinasit të cilët kualifikohen në raundin tjetër pasi barazuan 0-0 në Ballsh. Një ndeshje që ka pasur shumë histori. Fillimisht Laçi kalon në avantazh me Xhejms, por autogoli i Buljan dhe rrjeta e Asanit kanë kanë përmbysur gjithçka duke e bërë Bylisin të shkonte në dhomat e zhveshjes në avantazh.

Megjithatë, Laçi nuk pajtohet dhe në pjesën e dytë përmbys gjithçka. Xhejms barazon shifat nga pika e bardhë në minutën e 47-të dhe vetëm 13 minuta më vonë është sërish nigeriani që shënon edhe golin e tretë personal duke vulosur takimin në 3-2 dhe duke kualifikuar Laçin. Vllaznia ka mundur 2-1 Apoloninë në takimin tjetër të Grupit A, duke u kualifikuar më tej. Ja të gjitha sfidat e luajtura sot dhe skuadrat e kualifikuara.

 

KUPA E SHQIPËRISË/ TURI I DYTË

Grupi A
Skënderbeu- Sopoti (1-1) (e shtyrë)

SOT ORA 14:00
Partizani-Lushnja 3-0, kualifikohet Partizani
Golat: Ismailaj 02′, Morini 42′, Bylykbashi 79′

Laçi-Bylisi 3-2, kualifikohet Laci
Golat: Xhejms 08′ 47 pen’ 60’/ Buljan out 39′, Aasani 41′

Vllaznia-Apolonia 2-1
Golat: Kalaja 23′ Martinez 36’/ Nako 55′

Grupi B
SOT ORA 14:00
Kukësi-Iliria 3-1, kualifikohet Kukesi
Golat: Musolli 18′ 58′ 83’/ Myrtaj 83′

Tirana-Kastrioti 2-1, kualifikohet Tirana
Golat: Lika 10′, Halili 54’/ Leka 79′

Flamurtari-Tërbuni 5-0, kualifikohet Flamurtari
Golat: Shehaj 37′ 40′ 60′, Morina 75′ Bregu

Teuta-Kamza 3-0, kualifikohet Teuta
Golat: Lukiç 35′, E.Hoxha 67′, Hodo 79′

Skënderbeu-Sopoti do të zhvillohet më 11 nëntor, ku do të mësojmë dhe skuadrën e katërt të kualifikuar në grupin A,

Ndeshjet çerekfinale të turit të tretë të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen në datat 3 dhe 17 shkurt të vitit 2016.

Çifti Laçi – Partizani do të ndeshen përsëri në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, ashtu siç ndodhi dhe vitin e kaluar.

Kalendari i turit të tretë:

Grupi A

Vllaznia- Skënderbeu/Sopoti

Laçi ­- Partizani

Grupi B

Teuta ­- Kukësi

Flamurtari -­ Tirana

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"