Kukësi prezanton dy goditjet e para në merkato, firmosin Zeqiri dhe Hoxha

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Qershor 20, 2017 | 15:02

Kukësi prezanton dy goditjet e para në merkato, firmosin Zeqiri dhe Hoxha

Klubi i Kukësit ka prezantuar sot dy goditjet e para në merkaton e verës. Kampionët e Shqipërisë kanë siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit Rustem Hoxha, i cili në sezonin e shkuar ishte pjesë e Teutës, dhe të mesfushorit Hair Zeqiri, i cili në sezonin e shkuar luajti për Flamurtarin.

zeqiri kukesi

Të dy futbollistët janë vënë tashmë në dispozicion të trajnerit Ernest Gjoka dhe do të vazhdojnë përgatitjet me skuadrën në kuadër të turit të dytë kualifikues të Ligës së Europës ku do të ndeshen me moldavët e Sherif Tiraspolit.

rustem hoxha kukesi

Prononcimet për faqen zyrtare të klubit

Zeqiri – “Jam shumë i lumtur që kam firmosur me Kukësin. Kam arritur marrëveshjen dhe e kam pranuar me kënaqësi këtë mundësi që mu ofrua. Përfaqësimi i skuadrës verilindore është një nder për mua dhe jam shumë i kënaqur që arrita të bashkëpunoj sërish me kampionët e vendit. Kam ardhur me qëllime të mirëpërcaktuara. Përfaqësimi dinjitoz në Champions League, por edhe ruajtja e titullit kampion. I premtoj tifozëve kuksianë që do të jap maksimumin tim. Jam i kënaqur nga ky rikthim i imi pas sezonit 2014-2015.”

Hoxha – “Jam shumë i lumtur që kam arritur marrëveshjen me skuadrën e Kukësit. Falënderoj të gjithë personat që më ndihmuan të transferohem në këtë klub dhe besoj se do të jap më të mirën për ekipin tim të ri. Jam i sigurt se do të arrijmë suksese të tjera dhe mendoj se do të shkojmë lart edhe në Champions League. Një përshëndetje edhe për tifozët kuksianë dhe i them se do të bëj maksimumin për Kukësin.”






www.minuta90.com