Kukësi mposht Vllazninë në Shkodër, trajneri Pakult debuton me fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2018 | 18:58

Kukësi mposht Vllazninë në Shkodër, trajneri Pakult debuton me fitore

Është mbyllur në Shkodër sfida midis Vllaznisë dhe Kukësit me fitoren 1-3 të miqve. Trajneri Paklut e fillon kështu me fitore aventurën në kampionatin shqiptar. Ndërsa trajneri Ernest Gjoka pëson një humbje nga ish-ekipi i tij.

kuksi

Ka qenë një ndeshje e luftuar ku kuksianët kaluan të parët në avantazh me Gurin, dhe shkodranët iu kundërpërgjigjën me Kalajën. Goditjen e fundit Vllaznisë ia dha debutuesi Zderiç me golin në minutën e 80-të të takimit.

MINUTË PAS MINUTE

Është mbyllur takimi në Shkodër, Vllaznia 1-3 Kukësi.

93’ Gooooool Ka shënuar edhe Bakaj, pas një kundërsulmi të ekipit kuksian.

80’ Goooooool Kalon përsëri në avantazh Kukësi, Filip Zderiç autori i golit.

70′ Gooooool Barazohen shifrat në Shkodër. Kalaja shënon për shkodranët.

50’ Gooooooool Sulmuesi i Kukësit, Guri, ka kaluar në avantazh miqtë.

46′ Pjesa e dytë nis me zëvendësime në radhët e shkodranëve. Del Krymi dhe futet Bardulla.

46’  Fillon pjesa e dytë e takimit në Shkodër.

Mbyllet pjesa e parë në Shkodër, Vllaznia 0-0 Kukësi.

46’ Çfarë rasti për Kukësin! Bakaj godet shumë afër portës, por portieri Sherri shfaqet shpëtimtar në fundin e pjesës së parë.

35’ Sukaj kishte një mundësi të mirë nga e majta për të krosuar. E shfrytëzon rastin shkodrani, por Shameti largon topin nga zona.

31’ Çinari pret një krosim nga e majta, të cilën e godet me kokë, por goditja e tij shkon jashtë kuadratit. Rasti më i mirë për shkodranët deri tani.

30’ Kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika, ndëshkohet me të verdhë për një ndërhyrje në dëm të Kale.

29’ Elis Bakaj shpërdoron rastin më të mirë të ndeshjes. Godet përpara portierit Sherri, por topi prek në trupin e gardianit shkodran.

20’ Ka probleme për mbrojtësin qëndror të Vllaznisë, Sedat Berisha, që gjendet i shtrirë në tokë.

11’ Musolli dhuron një top të bukur për Bakaj nga korsia e majtë e lojës, por për anësorin e ndeshjes lojtari ishte në pozicion të parregullt.

1’ Fillon sfida Vllaznia-Kukësi në stadiumin “Loro Boriçi”.

Vllaznia 0-0 Kukësi

Formacionet:

Vllaznia: Sherri, Pjeshka, Berisha, Malota, Mersini, Orelesi, Krymi, Vucaj, Çinari, Lika, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka

Kukësi: Koliçi,  Zderic, Shameti, Alla, Rrumbullaku, Ethemi, Musolli, Shkodra, Kale, Bakaj, Guri. Trajner: Peter Pakult

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"