Kukësi bën goditjen e parë, firmos me mesfushorin që ka qenë pjesë e Kombëtares U-21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2024 | 14:46

Kukësi bën goditjen e parë, firmos me mesfushorin që ka qenë pjesë e Kombëtares U-21

Kleandro Lleshi është afrimi i parë i Kukësit në merkaton e janarit. 

Klubi ka arritur marrëveshjen me 24-vjeçarin Kleandro Lleshi, i cili deri pak vite më parë ka qenë pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë.

Lleshi ka luajtur në vitet e fundit në Spanjë me klube si Leganes, Kartagjena, Mar Menor dhe Rekreativo Huelva. Gjithashtu ka qenë në Portugali si pjesë e Belenenses në vitin 2017.

GG

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"