Kthehet Tirana, ‘manita’ në Krujë

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Tetor 22, 2015 | 17:09

Kthehet Tirana, ‘manita’ në Krujë

tirana erzeniKASTRIOTI-TIRANA
GOLAT: Raboshta 37′ (11-m) / Kërçiku 7′, Fukui 15′, Vucaj 32′, Gilberto 47′, 86′ KASTRIOTI: Giljen, Lekaj, Dosti, Kehinde, Arifoviç, Alikaj (Caca 46′), Koreshi, Kurti (Neziri 60′), Nuri (Kuka 70′), Malo, Raboshta; Trajner: Elvis Plori
TIRANA: Ed.Bakaj, Smajli, Muça, Teqja, Malaj, Karabeci, Vucaj (Halili 46’), Kërçiku, Lika (Kadriu 61’), Fukui (Domgjoni 72’), Gilberto; Trajner: Ivan Gvozdenoviç
KARTONË TË VERDHË: Malo 53′, Dosti 73′, Kuka 80’/ Gilberto 33′, Muça 37′, Kërçiku 53, Smajli 65′ GJYQTARË: Eldorian Hamiti, Redigert Çokaj, Polin Simoni (Lezhë)
VËZHGUES: Ilir Lame (Tiranë)
DELEGAT: Besnik Kaimi (Tiranë

Tirana gjen kthesën në Krujë. Bardhe blutë kanë fituar 5 me 1 në ndeshjen e parë kundër Kastriotit, rezultat ky që i garanton kualifikimin për në turin pasardhës të Kupës së Shqipërisë. Një goleadë që u jep qetësinë e munguar kryeqytetasve që pas shkarkimit të Shkëlqim Muçës. Skuadra e drejtuar nga dyshja Gvozdenoviç-Egbo e ka nisur me sukses aventurën në krye të pankinës bardheblu. Sinjale të forta kthese dha edhe Gilberto Fortunato, që shënoi dy gola dje. Pjesa e parë Tirana dëshmon superioritet që në start, duke vizituar vazhdimisht portën e mbrojtur nga Giljen, por vetëm në të 7-ën u zhbllokuan shifrat. Dorian Kërçiku, ka rikonfirmuar formën e tij të mirë. Mesfushori pasi merr krahun, futet në zonë dhe me të djathtën çon topin në rrjetë.

Krutanët duken të pafuqishëm për të reaguar, madje portieri Bakaj ishte i pashqetësuar për minuta të tëra. Në të 15-ën, Kërçiku ka një tjetër rast, por këtë herë gjeti rezistencën e Giljen që grushtoi. Por aksioni nuk u mbyll, pasi topi përfundoi në këmbët e Fukuit, që nuk e ka aspak të vështirë që të shënojë dhe 0-2. Kastrioti mundohet të ngacmojë, por tentativa e Raboshtës nga distanca përfundon vetëm jashtë. Tirana shfaqet “e etur” dhe në çdo rast krijon rrezikshmëri. Në të 32-ën madje gjejnë një tjetër gol. Japonezi Fukui shërben tokazi për Vucajn dhe shkodrani, i gjendur në brendësi të zonës, ka realizuar edhe golin e tretë dhe 0-3. Në të 35-ën, krutanët kanë mundësinë e artë për të ngushtuar rezultatin me Arizoviç, pas krosit të Malos, por mbrojtja mike spastron zonën. E, megjithatë, Kastrioti, pa kaluar dy minuta, gjen golin.

Në të 37-ën, Raboshta pengohet në zonë dhe kryesori Hamiti akordon 11-metërsh. Ekzekuton sulmuesi shkodran nga pika e bardhë dhe 1-3. Rraboshta ka një tjetër mundësi në fundin e kësaj pjese, por, edhe pse i vetëm përballë portierit, nuk shënjestron siç duhet. Pjesa e dytë Fraksioni i dytë starton me të njëjtin ritëm, por këtë herë bardheblutë shënojnë një minutë pasi ekipet dalin në fushë. Në të 47-ën, Gilberto përfiton nga një gabim i mbrojtjes së Kastriotit dhe i gjendur i vetëm me portierin nuk fal. Ky është goli i katërt për kryeqytetasit, por i pari për brazilianin në ndeshje zyrtare. Në të 74-ën, një aksion i Muçës është mbyllur mjaft mirë nga Giljen, i cili ka shpëtuar portën nga një gol i sigurt. Krutanët kanë provuar të shënojnë sërish me anë të Lekajt në të 83-ën, por topi ka kaluar vetëm ngjitur me shtyllën pingule. Edhe pse bardheblutë nuk shpenzojnë më energji në minutat pasardhëse, ka vend për një gol dhe protagonist është sërish Gilberto, i cili në të 86-ën çon për të dytën herë topin në rrjetë dhe 5-1. Një ndeshje që i jep qetësinë pas krizës në kampionat.






www.minuta90.com