Krenaria e Gashit: Pas shumë vitesh do të tregojmë për Euro 2016

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2016 | 11:58

Krenaria e Gashit: Pas shumë vitesh do të tregojmë për Euro 2016

Shkëlzen Gashi ka falënderuar të gjithë tifozët shqiptarë nëpërmjet rrjeteve sociale, duke dashur të shprehë mirënjohjen për mbështetjen e tyre, por edhe krenarinë për atë që arriti Shqipëria në këtë Europian.

13533297_1544524999189039_6447977667103308229_n

 

“Ëndrra ime dhe Juaja u bë e vërtetë. Që Shqipëria të marrë pjesë në një Kampionatin Evropian! Dhe unë dua të falënderoj të gjithë ata që ishin përgjegjës për këtë, sidomos edhe Juve!Askush nuk ka menduar që NE do të merrnim Pjesë dhe sigurisht jo që NE do të festonim me një fitore !!!

Ne duhet të jemi me të vërtetë krenar për NE.

Nuk luajti asnjëherë rol se kush ishim dhe nga vinim,ne kemi mbajtur Shqiponjën ne Gjoks dhe i kemi treguar Botës që ne jemi Një. !!! Të gjithë këtë e kemi arritur së bashku !!!

Dhe Ju keni bërë shumë për këtë, në Fanmilje dhe Stadiume! Ju keni qenë fantastikë !!!

Këtë përvojë dhe gëzim do ta marrim në jetën e përditshme dhe pas shumë viteve do të tregojmë për EURO 2016 në Francë.

Një FALEMINDERIM i madhe për Ju dhe mos harroni: Ne kemi bërë histori !!! Gashi juaj ?⚫️ ???? ‪#‎Gashi ‪#‎Euro2016 ‪#‎SG11”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"