Kotobelli: Me Partizanin gjithnjë e vështirë, por duam fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2024 | 12:15

Kotobelli: Me Partizanin gjithnjë e vështirë, por duam fitoren

Teuta e nis fazën e fundit të kamionatit në shtëpi kundër Partizanit kampion. Ditën e djeshme blutë kanë mbyllur zyrtarisht përgatitjet anti-Partizani, ku do të kërkojnë fitoren e parë kundër “demave” në këtë sezon. Në një prononcim për “Panorama Sport”, kapiteni Blerim Kotobelli shprehet se kundër Partizanit do të jetë një ndeshje e vështirë, por ai ka besim tek ekipi i tij dhe beson se mund të arrijnë një rezultat pozitiv në këtë sezon.

kotobelli

Mbyllni zyrtarisht përgatitjet për duelin kundër Partizanit. Si e prisni këtë sfidë?

Është e vështirë, e dimë. Sa i përket ndeshjes, duam të vijojmë me rezultate pozitive edhe me Partizanin. Por çdo ndeshje është një histori më vete. E kemi vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe jemi në gjendje optimale. Po shohim dhe mendojmë pozitivisht për këtë ndeshje, që nuk do të jetë e lehtë.

Ndjeni ndopak presion për të marrë pikë kundër Partizanit?

Ne e dimë që në çdo ndeshje ka presion dhe në çdo ndeshje kërkojmë maksimumin, por jemi të qetë. Me presion, shpesh ndodhin gjëra jo të këndshme. Ne kemi motivimin e duhur dhe aspak presion. Jemi një grup i ri, kështu që kemi durim dhe besim, por jo presion.

Si e shini Partizanin?

Edhe ata vijnë nga dy ndeshje të mira… Jemi të vetëdijshëm se janë një skuadër që ka bërë mirë, ekip i fortë, që ka në përbërjen e saj elementë të rëndësishëm. Por në kemi objektivat tona dhe do të synojmë më të mirën.

Keni gjashtë ndeshje pa humbje, por edhe nuk po pësoni lehtë. Si e keni parë këtë periudhë?

Rezultatet e mira të japin qetësi. Kemi zhvilluar një fazë të tretë me të vërtetë shumë të mirë, por kemi treguar rritje nga ndeshja në ndeshje. Në disa raste kemi bërë mirë dhe duhej të fitonim, por rëndësi ka loja e mirë, pasi fitoret do të vijnë. Ne kemi një ekip të mirë dhe besoj deri më në fund do të bëjmë akoma më mirë.

Ju kënaq edhe një pikë në duelin kundër kampionëve në fuqi?

E thashë edhe më lart se ne do të luajmë për tri pikët, pastaj dihet që 90 minutat i kanë të tria rezultatet brenda. Është një ndeshje e vështirë dhe si një pikë apo tre pikë, kanë rëndësinë e vet.

Ju “tremb” diferenca e vogël me ekipet poshtë?

Në këtë moment që ndodhemi, nuk duhet të mendojmë për diferencën me ekipet që kemi pranë. Duhet të mendojmë të fitojmë ndeshjet tona, duke rritur paraqitjet ndeshje pas ndeshjeje.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"