Koplikasit mendojnë për Erzenin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2013 | 10:51

Koplikasit mendojnë për Erzenin

Veleçiku do të luajë në transfertë në javën e 15-të. Koplikasit do të ndeshen me Erzenin. Futbollistët po stërviten intensivisht nën urdhrat e trajnerit Besnik Duli, i cili beson te rezultati pozitiv. Ndërsa kapiteni Besart Çokaj thotë se ekipi do të shkojë në Shijak vetëm për rezultat pozitiv dhe e kanë vlerësuar shumë këtë ndeshje, edhe pse Erzeni është në fund të klasifikimit. Mësohet se, ashtu si edhe ndaj Vorës, presidenti Ramadan Likaj ka premtuar premio në rast fitoreje, ndërsa tifozët do të kenë në dispozicion autobusë falas.
Esat Ymeri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"