Kontratë deri në vitin 2026, klubi i Premier Ligës prezanton trajnerin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2024 | 20:22

Kontratë deri në vitin 2026, klubi i Premier Ligës prezanton trajnerin e ri

Kristal Palas ka zyrtarizuar trajnerin e ri, pas largimit të Roi Hodgson. Klubi i Premier Ligës ka firmosur me Oliver Glasner, një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026. 

1200x900-600x450

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem Kristal Palas si trajner. Mezi pres të punoj me një skuadër plot talent, të takoj tifozët e klubit dhe të përjetoj atmosferën e stadiumit, për të cilën kam dëgjuar kaq shumë. Ishte kënaqësi të takohesha me Steve (Parish, presidenti) dhe Dougie (Freedman, drejtori sportiv). Mezi pres të punoj me ta për të arritur objektivat tona“, – Theksoi Glasner. 

I lindur në Austri, 49-vjeçari nuk ka drejtuar asnjëherë më parë në kampionatin anglez. Glasner mbahet mend për përvojën si trajner te Lask në Austri dhe Volfsburg e Frankfurt në Gjermani.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"