Kolonjarët “dridhen” para Tepelenës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2013 | 12:45

Kolonjarët “dridhen” para Tepelenës

Kolonjarët vazhdojnë stërvitjen në kuadër të ndeshjes që do të luajnë ndaj Tepelenës në shtëpi. Kapiteni i skuadrës, Adriatik Kodra, është shprehur: “Është një ndeshje e vështirë për ne, por besoj se duke luajtur përpara sportdashësve tanë do të dimë ta ndalim ekipin pretendent të Tepelenës, edhe pse ata janë shprehur se në Ersekë do të jetë një takim i lehtë. Shpresoj të zhvillohet një lojë Fair-Play dhe të fitojë ai ekip që do të shfaqet më mirë. Ne kemi qenë gjithmonë të suksesshëm ndaj Tepelenës”.
Koço Lilo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"