Këlcyra ua vë sytë tri pikëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2013 | 10:39

Këlcyra ua vë sytë tri pikëve

Skuadra e drejtuar nga tekniku Spahiu ndonëse humbi në transfertë me Tepelenën, la një përshtypje mjaft të mirë te publiku. Mesfushori Marsel Bejko sa i përket ecurisë tha: “Me fillimin e fazës së dytë dhe afrimin e disa futbollistëve të rinj, por mjaft cilësorë, skuadra jonë ka treguar nivel, të cilin do kërkojmë ta demonstrojmë edhe këtë javë. Në dy takimet e zhvilluara deri më tani kemi marrë një fitore dhe një barazim. Me shërbimet e dy titullarëve, të cilët do të jenë të gatshëm, mbrojtësit Brahimaj e sulmuesit Karalliu, jam i bindur se këtë javë nuk do t’i diskutojmë tri pikët”.
O.Dogani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"