Kategoria e Tretë: Tirana pa mëshirë, ndalet Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2013 | 11:04

Kategoria e Tretë: Tirana pa mëshirë, ndalet Partizani

U luajtën dje ndeshjet e javës së pestë të Kategorisë së Tretë, takime që zhvillohen në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamzë. Sfida emocionuese dhe të luftuara deri në fund. Shumë gola dhe kartonë. Pas kësaj jave, Tirana B udhëheq Grupin A me nëntë pikë të plota pas tri fitoresh. Në Grupin B është Shkëndija e Tiranës në krye me 10 pikë.
Grupi A Në javën e pestë të këtij grupi, pa dyshim që ndeshja që pritej me më shumë interes ka qenë ajo ndërmjet Orikumit dhe Brian’s-it të Lezhës, të cilat kryesonin tabelën me nga gjashtë pikë. Përballja ndërmjet Belshit dhe Shkëndijës së Durrësit ishte ndërmjet dy ekipeve që mbyllin tabelën e renditjes. Ka qenë e pabesueshme loja bukur e skuadrës së shkollës së mjeshtërisë së Durrësit, e cila ndryshe nga herët e tjera, ka dhuruar një lojë mjaft të bukur, teknike dhe rezistente. Ata e kanë mbyllur pjesën e parë 0- 0 ndaj Belshit. Nga ana tjetër, skuadra belshiote ka qenë më shumë e tërhequr dhe lojtarët e saj nuk kombinonin siç duhet. Kjo ka detyruar trajnerin e Belshit, Blerim Kuqja, që të zhvishet në pjesën e dytë dhe të hyjë vet në lojë. Loja ndryshon dhe Belshi shënon dy herë. Sfida Rubiku-Tirana B ka qenë pa shumë histori dhe është dirigjuar mjaft mirë nga mesfusha kryeqytetase, ku spikasin Levendi, Roshi e Cenaj. Kjo lojë e bukur e tyre ka bërë që bardheblutë të shpartallojnë Rubikun 5-1. Një ndeshje spektakolare është zhvilluar ndërmjet Orikumit dhe Brian’s. Së pari kanë kaluar në avantazh vlonjatët e Orikumit me dy gola të Kongjinit në 7 minuta e më pas janë lezhjanët e Brian’s-it që e kanë barazuar rezultatin me Ivanajn dhe Mazinë. Tetë minuta më pas është Goro që kalon vlonjatët në avantazh. Fraksioni i dytë ka nisur me golin e barazimit për lezhjanët, që realizohet nga Ivanaj. Pak minuta më pas, Orikumi shënon sërish. Megjithatë, në të 69-n është Goro që bën rolin e portierit dhe devijon topin me dorë. Në këtë moment gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq dhe jep penallti, që realizohet nga Halili dhe 4-4.
Grupi B Ndeshja ndërmjet Shkëndijës së Tiranës dhe Gostimës ka qenë mjaft e fortë, ku të dyja skuadrat e kanë kërkuar me ngulm fitoren, por loja më e bukur e shkollarëve të futbollit ka bërë që fitorja t’u buzëqeshë atyre. Ka qenë Shuaipi në të 18-n që ka shënuar për Shkëndijën, por në fundin e pjesës së parë Balla ka barazuar. Në minutën e 77-të është Hoxha që i jep fitoren Shkëndijës. Me mjaft interes është pritur kryendeshja e ditës së djeshme ndërmjet Partizanit B dhe Shënkollit. Me dhjetëra tifozë nga të dyja skuadrat kanë rrethuar fushën për të ndjekur këtë takim. Një ndeshje e ashpër dhe mjaft e fortë nga të dyja skuadrat. Ka qenë Mile që në minutën e 20-të shënon për Shënkollin. Katër minuta më pas, Artan Djala bën një ndërhyrje të rëndë ndaj një prej futbollistëve të Partizanit dhe arbitri e ndëshkon me karton të verdhë. Pas replikave, gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq. Pas shumë përpjekjesh, Partizani arrin të barazojë vetëm në minutën e 4-t shtesë me anë të Xhafës. Shkodra dhe Internacional ka qenë nga ndeshjet më të bukura për sa i përket klasit të lojës. Sfida është zgjidhur në minutën e 89-të nga Guri, që u ka dhënë fitoren shkodranëve.

Trajneri i pakënaqur, hyn vetë në fushë
Pjesa e parë e ndeshjes Belshi-Shkëndija Durrës përfundon në barazim 0-0. Por, trajneri i belshiotëve nuk duket i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve të tij dhe në këtë mënyrë vendos të hyjë në fushë. Trajneri i Belshit, Blerim Kuqja, megjithëse në moshën 45-vjeçare, zhvishet dhe hyn në lojë në fillim të 45-minutëshit të dytë. Prezenca e rij në fushë tashmë si lojtar ka bërë që të ndryshojë krejtësisht loja e skuadrës së Belshit, madje ai do të jetë edhe protagonist për shënimin e dy golave. Së pari ka shënuar Rogers Kuqja dhe më pas në fundin e ndeshjes ka dyfishuar Shehi. Belshi siguroi dje një 3-pikësh shumë të rëndësishëm.

Goleada pa fund, ja sa është shënuar
Ajo që bie në sy në pesë javët e luajtura deri tani në Kategorinë e Tretë, ndryshe nga kategoritë e niveleve më të larta të futbollit shqiptar, është se janë shënuar shumë gola. Deri tani janë shënuar gjithsej 108 gola në 25 ndeshje, 58 gola në Grupin A dhe 50 gola në Grupin B, me një mesatare prej 4.3 gola për ndeshje. Duke qenë se ka diferenca të mëdha ndërmjet ekipeve, në një kohë që në këtë kategori luajnë edhe futbollistë që më parë nuk e kanë pasur futbollin profesion, ka ndikuar në realizimin e shumë golave. Deri në fund të kampionatit kanë mbetur për tu luajtur edhe dy javë të tjera.
ABDULLA DUSHKU

BELSHI-SHKËNDIJA DURRËS 2-0
GOLAT: R.Kuqja 66′, Shehi 88′
BELSHI: Shkoza, Micja, Lici (Hysa 71′), R.Kuqja, Alliaj, Mia, Leka (Korra
67′), Shkoza, Gjika (B.Kuqja 46′), Shehi, Xhera. Trajner: B.Kuqja
SHKËNDIJA DURRËS: Muka, Kola, Çodo, Mesiti (Hasani 57′), Gjini,
Alliu (Kokohani 80′), Boja, Veliu, Shtyllasi (Skraqi 46′), Sinka, Hetaj.
Trajner: J.Rakipi
KARTONË TË VERDHË: Xhera 5′, Shkoza 19’/ Veliu 5′, Sinka 16′, Alliu
74′, Boja 88′, Hasani 88′, Kola 38′
GJYQTARË: D.Yzeiri, E.Hatiaj, Q.Shehaj (Patos); DELEGAT: S.Demollari

RUBIKU-TIRANA B 1-5
GOLAT: I.Ndoj 76’/ Taku 7′, Levendi 30′, Islami 49′, Nela 54′, Kosova 74′
RUBIKU: Gjoka, Bunaj, L.Dini, Jaku, Gjergji (Vola 58′), I.Ndoj, Marku,
Gjoka (Bushpepa 58′), Z.Ndoj, E.Dini, Muska. Trajner: P.Gjergji
TIRANA B: Topi, Breca, Luci, Sula (Islami 46′), Levendi, Roshi (Çangu
46′), Cenaj, Taku, Muça (Kosova 56′), Nela, Tarja. Trajner: A.Mema
KARTONË TË VERDHË: Roshi 24’/ Bunaj 16′, L.Dini 28′, I.Ndoj 74′
GJYQTARË: O.Ferataj, E.Hatiaj, Q.Shehaj (Tiranë)
DELEGAT: G.Hitaj

ORIKUMI-BRIAN’S 4-4
GOLAT: Kongjini 5′, 7′, Goro 36′, Hyso 62’/ Ivanaj 13′, 50′, Mazia 28′, Halili 69′(p)
ORIKUMI: Hasani, Blushi, Bulaj, Hyso, Hoxha, Dhoraj, Dalipi, Havaraj,
Goro, Jazo (Hasimaj 50′), Kongjini. Trajner: A.Haxhija
BRIAN’S: Hackaj, Ujka, Shuti, Nikollaj, Locaj, Halili, Lini, Sokoli (Gjelaj
77′), Mazia, Haxhija, Ivanaj. Trajner: Gj.Filipi
KARTONË TË VERDHË: Goro 4′, 67′, Dulaj 63’/ Sokoli 23′, Ujka 71′,
Gjelaj 72′, Shuti 83′, Ivanaj 86′; KARTON I KUQ: Goro 67′(2v)
GJYQTARË: I.Zhuli, K.Kotis, M.Shabanaj (Tiranë); DELEGAT: A.Çela

GOSTIMA-SHKËNDIJA TIRANË 1-2
GOLAT: M.Balla 43’/ Shuaipi 18′, Hoxha 77′
GOSTIMA: Dushku, Hysaj (Peqini 76′), Lulgjuraj, Vodollari, E.Balla,
Verçani, M.Balla, Mici, Nergjoni, Berisha, Shukle (Bilali 48′). Trajner: B.Allbrahimi
SHKËNDIJA TIRANË: Biduli, Koçi, Metalia, Perlesi (Peshku 70′), Hajdari,
Milla, Shkreta, Shuaipi (Ibrahimi 56′), Hoxha, Tuci (Çanaku 41′), Picaku. Trajner: M.Bakalli
KARTON I VERDHË: Hysaj 56′
GJYQTARË: A.Stolaj, L.Haxhiaj, I.Gjata (Tiranë); DELEGAT: F.Muhametaj

SHËNKOLLI-PARTIZANI B 1-1
GOLAT: Mile 20’/ Xhafa 90+2′
SHËNKOLLI: Gjeka, Al.Djala, Zefi, Mashi, Palgjonaj, Mile, Deda, Mirdita
(Prendi 65′), Bruka (Marku 68′), Keçira (Nikolla 84′), Ar.Djala. Trajner: A.Bruka
PARTIZANI B: Myrtaj, Berdaj, Lika (Brahimi 8′), Rrapo, Cane, Limani
(Dervishi 68′), Xhafa, Hasani, Xhaçi (Bregaj 67′), Mata, Demiri. Trajner: M.Pelinxhi
KARTONË TË VERDHË: Deda 41’/ Berdaj 43′;
KARTON I KUQ: Ar.Djala 24′
GJYQTARË: J.Xhaja, L.Mema, E.Karaj (Tiranë);
DELEGAT: A.Mone

SHKODRA-INTERNACIONALE 1-0
GOLI: Guri 89′
SHKODRA: Taipi, Mehja, Lleshi, Gjolaj, Lekaj, Çeliku (Lika 40′), Gokaj,
Pelinku (Veri 73′), Hysaj (Frroku 75′), Guri, Mjekaj. Trajner: Z.Lumani
INTERNACIONALE: Totoshi, Koçi, Balla, Muça, Vllacaj, Kadriu (Kuqo
75′), Nikolla, Xhafa (Ajvazi 62′), Menaj, Marku (Çerpja 46′), Balla.
Trajner: A.Çerpja
KARTONË TË VERDHË: Gjocaj 30′, Lekaj 90+2′, Gokaj 90+2’/ Kadriu
29′, Çerpja 47′, Muça 66′, Balla 67′, Koçi 77′, Nikolla 89′
GJYQTARË: R.Dobrunja, E.Zeqa, J.Andrea (Tiranë);
DELEGAT: V.Zëri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"