Apolonia del e para, afrohet edhe Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2014 | 14:00

Apolonia del e para, afrohet edhe Dinamo

Kategoria-e-Pare mos e fshiPas pushimeve dimërore dhe përforcimeve të janarit rikthehet në “skenë” Kategoria e Parë. Më saktësisht u luajt java e 16-të në tetë stadiume të vendit, ku kryesuesit e Elbasanit dështuan një transfertë të vështirë në Pukë, ku u mundën 3-1 dhe humbën njëkohësisht edhe kreun. Në kuotën e 33 pikëve, verdheblutë e Files kanë bërë pak përforcime në janar, por nuk ia kanë dalë në ballafaqimi e parë zyrtar për 2014-ën, me Tërbunin. Përfiton Apolonia, që fiton minimalisht në Peqin dhe kap vendin e parë. Fierakët spostojnë kësisoji verdheblutë, duke pasur një pikë më shumë në raport me ta. Shkumbini dhe Tërbuni kanë po ashtu synime maksimaliste dhe pozita lakmuese në klasifikim, cka u jepte të drejtë të pretendonin më lart, edhe ngjitjen në Supeiore. Pukjanët e kanë nisur mirë në këtë drejtim, ndërsa peqinasit kanë dështuar në fushën e tyre në startin e një viti të ri kalendarik.
Dinamo e vendit të tretë kishte komoditetin më të mirë në këtë javë dhe mundi ta ngushtojë akoma më shumë distancën nga kreu. Duke qenë se luanin në shtëpi dhe prsinin Velecikun e vendeve të fundit, skuadra e Mehmetit llogariti dhe mori vetëm tri pikët në këtë “stacion” të garës. “Nëndetësja” futet kësisoji në korsinë e pretendentes poitenciale për t’u rikthyer mes më të mirëve të vendit.
Skuadrat e tjera të mesit të tabelës luanin ndaj kundërshtarësh që rrezikojnë seriozisht mbijetesën. Të tilla sfida u konsumuan në Gjirokastër mes Luftëtarit dhe Kamzës, ku fituan vendësit 2-0, me dy gola të shkodranit Karakaci; në Berat mes Tomorit dhe Himarës, ku të bësuarit e Muzhait shënuan një gold he morën tri pikë të cmuara, në Sarandë mes Butrintit dhe Albpetrolit, me vendësit që triumfuan 2-0, në Velipojë mes Adës dhe Pogradecit, ku u fiksua barazim i bardhë, dhe në Burrel, mes matjanëve dhe Mamurrasit, ku miqtë bënë surprizën, duke dalë me tri pikë nga “Liri Ballabani”.

 

KATEGORIA E PARE, JAVA E 16-të
SHKUMBINI-APOLONIA  0-1
Golat: Broshka 45′

ADA-POGRADECI  0-0

BUTRINTI-ALBPETROLI  2-0
Golat: Rraboshta 15′, 76′

BURRELI-MAMURRASI  0-1
Golat: Rakipi 78′

LUFTËTARI-KAMZA  2-0
Golat: Karakaci 42′, 67′

TOMORI-HIMARA  1-0
Golat: Kuqi 60′

DINAMO-VELEÇIKU 3-0
Golat: Pema 20′, Capo 25′, Djarmati 70 (pen)

TËRBUNI-ELBASANI  3-1
Golat: Agastra 11′, 26′, Greca 37′ / Pisha 5′

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"