Kategoria e Parë/ Egnatia matematikisht në Superiore, Tomori nxjerr nga gara Pogradecin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2021 | 22:55

Kategoria e Parë/ Egnatia matematikisht në Superiore, Tomori nxjerr nga gara Pogradecin (VIDEO)

Egnatia edhe matematikisht siguron ngjitjen në Kategorinë Superiore, pas plot 16 viteve. Rrogozhinasit mposhtën ditën e sotme minimalisht Besën e Kavajës, duke shkuar në kuotën e 43 pikëve, ndërkohë që kanë mbetur edhe dy javë dhe diferenca me Tomorin e vendit të dytë është 9 pikë.

bandicam 2021-05-02 15-41-19-089

Këta të fundit barazuan 2-2 ndaj Pogradecit në transfertë, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare. Canka i dha 1 pikë beratasve me dopietën e tij, teksa tashmë e shikojnë veten ne vendin e dytë ne kuotën  e 34 pikëve, 4 më shumë se ndjekësit e Pogradecit dhe iu mjafton vetëm një fitore për të siguruar “Play off”-in për në Superiore.

REZULTATET:

EGNATIA-BESA 1-0

Magani 41′

POGRADECI-TOMORI 2-2

Dragoi 45′, Tako 92’/ Canka 4′, 55′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"