KATEGORIA E DYTË/ AF Elbasani feston me Kupën në Grupin B, tani e ka radhën sfida në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2023 | 18:39

KATEGORIA E DYTË/ AF Elbasani feston me Kupën në Grupin B, tani e ka radhën sfida në “Air Albania”

Klubi i AF Elbasanit është shpallur sot fitues në Grupin B të Kategorisë së Dytë, në mbylljen e sezonit të rregullt për këtë kampionat.

elbasani kategoria e dyte

Ekipi e ka mbyllur garën në këtë sezon me 18 fitore e 4 barazime, pa regjistruar asnjë humbje dhe në fund arriti të bënte diferencën ndaj Pogradecit për të siguruar ngjitjen direkte. Sot, elbasanasit kanë festuar me trofeun e tyre, në ceremoninë e organizuar nga FSHF në fund të ndeshjes së fituar me shifrat 6-0 ndaj Tepelenës.

Tashmë ekipi do të përqendrohet te një tjetër objektiv, ai i shpalljes kampioni i Kategorisë së Dytë, në finalen që luan ndaj fitueses së Grupit A, Vorës. Sfida në fjalë është planifikuar që të luhet më datë 11 maj në “Air Albania”, në orën 18:00.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"