Kastrioti mbyll merkaton, ja lista e futbollistëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2014 | 12:23

Kastrioti mbyll merkaton, ja lista e futbollistëve

Lazar PopovicKastrioti ka mbyllur listën e lojtarëve që do federojë për pjesën e mbetur të sezonit. Krutanët tashmë e kanë ndërtuar kontigjentin me të cilin do të përballojnë kampionatin. Grupi në përgjithësi nuk ka pësuar shumë ndryshime. Në fakt, kryeqytetasit kanë zhvilluar një merkato relativisht të kufizuar, duke synuar nga njëra anë që të ruhet grupi, por duke e përforcuar atë me elementë cilësorë që do ta kompletonin, por edhe do kompensonin largimet. Me kalimin e Ilion Likës te Tirana, krutanët afruan Mladen Kukrika, i vetmi që është i panjohur për kampionatin tonë. Të ardhurit e tjerë, si Popoviç, Bratiç, Manuka e Çela, janë të gjithë me eksperiencë dhe e kanë përforcuar ndjeshëm skuadrën. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që deri në mesnatën e 31 janarit të ndodhë ndonjë surprizë. Ndonëse deri më tani nuk përflitet asgjë në këtë drejtim. Portierët – Përveç portierit boshnjak, katërshen e portierëve e përbëjnë edhe spanjolli Pindado, maqedonasi Petrovski, si dhe i riu Çali. Ndërkohë që zyrtarisht të larguar janë Pema, Abazaj, Shaba e Fonseka. Për drejtuesit krutanë, grupi tashmë është gati dhe pritet që të shtunën skuadra të zbresë në fushë për t’u përballur me Tiranën mike.
Murat Aruçi

LISTA E LOJTARËVE TË KASTRIOTIT
PORTIERË
Mladen Kukrika
Ilçe Petrovski
Pric Çali
Angel Pindado
MBROJTËS
Fatmir Caca
Erion Xhafa
Arjan Sheta
Denis Da Silva
Rigers Hoxha
Aleçenu Abraham
MESFUSHORË
Jetmir Sefa
Elton Doku
Artan Karapici
Elton Muçollari
Erald Turdiu
Asjon Daja
Gentjan Manuka
Davor Bratiç
Nertil Ferraj
SULMUES
Enco Malindi
Guido Tepshi
Lazar Popoviç

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"