Kartonët, titullari i Tiranës humb përballjen delikate me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2024 | 21:43

Kartonët, titullari i Tiranës humb përballjen delikate me Vllazninë

Tirana humb një tjetër lojtar për sfidën me Vllazninë. Sërish për çështjen e kartonëve. Bruno Lulaj u ndëshkua me të verdhë në sfidën me Laçin dhe në sfidën e radhës nuk do të jetë i pranishëm në fushën e lojës, pasi ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë. Një lajm i keq dhe një tjetër i mirë.

Lulaj Bruno

Dyshja e futbollistëve Jonuzi-Lushkja, loja e të cilëve u ndie shumë në fushë do të kthehen në ekip, pasi kanë plotësuar pezullimin. Për t’u parë është gjendja e Liridon Latifit dhe nëse ai do të jetë nga minuta e parë në fushën e lojës.

Përsa i përket formacionit, mbrojtja mund të jetë e përbërë me Micin dhe Hoxhallarin në qendër ose me tre lojtarë Mici, Hoxhallari Najdovski. Do të jetë në zgjedhje të Fagut për të vendosur 11 titullarët e së mërkurës. Sfidën me Egnatian e rrezikon vetëm Kristal Abazaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"