KALENDARI I BOTËRORIT/ Sot mësohet fati i Argjentinës, sfida interesante në ditën e shtatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2022 | 8:41

KALENDARI I BOTËRORIT/ Sot mësohet fati i Argjentinës, sfida interesante në ditën e shtatë

Kupa e Botës në ditën e shtatë të saj mund të tregojë fatin e një përfaqësueseje si Argjentina, por edhe të kampionëve në fuqi të Francës, që mund të sigurojnë biletën për në turin tjetër.

KATARI

Sfidat e ditës nisin me duelin Tunizi-Australi në orën 11:00, një ndeshje që do të tregojë se cila nga këto dy ekipe ka shanse reale për të vazhduar më tej,

Më pas, në orën 14:00 luhet ndeshja mes Polonisë dhe surprizës më të madhe të këtij Botërori, Arabisë Saudite.

Kjo e fundit duhet të tregojë se sa dëshiron të vazhdojë më tej duke prodhuar një tjetër rezultat surprizë ndaj europianëve favoritë.

Në orën 17:00 zbret në fushë Franca e cila përballet me Danimarkën në ndeshjen ku mund të sigurojë edhe biletën për në turin tjetër të aktivitetit nëse ia del të sigurojë tre pikët.

Ndërkohë, e gjithë vëmendja është te sfida e orës 20:00 ku Argjentina e Mesit përballet me Meksikën dhe ku çdo gabim do të jetë fatal për “Albiceleste” duke e nxjerrë jashtë Botërorit.

KLIKO KETU PER KALENDARIN DHE RENDITJET

PANORAMASPORT.AL