Kale kërkon lek për golin e shënuar ndaj Skënderbeut, Donjet Shkodra nuk feston

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2018 | 9:24

Kale kërkon lek për golin e shënuar ndaj Skënderbeut, Donjet Shkodra nuk feston

Skënderbeu i sjell fat brazilianit Elton Kale. Mesfushori i krahut shënoi sërish dje në portën e korçarëve, ashtu siç bëri në ndeshjen e sezonit të kaluar në transfertë, ku barazimi ndaj Skënderbeut i vlejti Kukësit për të fituar titullin kampion më pas.

Kukesi55

E veçanta e takimit të djeshëm ishte se pas golit, Kale festoi duke bërë me duar se kërkon para. Gjesti i tij shkoi drejt tribunës qendrore, aty ku ishte presidenti Gjici. Ndërkohë, goli i dytë i shënuar nga Donjet Shkodra nuk u festua nga ky i fundit në shenjë respekti për ish-ekipin, Skënderbeun.  Në pjesën e dytë, fantazisti kosovar u zëvendësua nga trajneri Pakult dhe dukshëm doli i mërzitur nga fusha e lojës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"