Jo vetëm pezullim, Tirana gjobit anglezin Ngoo. Mbetet edhe jashtë titullarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 17:25

Jo vetëm pezullim, Tirana gjobit anglezin Ngoo. Mbetet edhe jashtë titullarëve

Tirana luan sfidën e javës së 9-të në Kategorinë Superiore, në Vlorë ndaj Flamurtarit, dhe në formacionin titullar, sulmuesin kryesor e bën shkodrani Edon Hasani, ndërsa nga pas e mbështesin Daja, Greca dhe Kobina.

ngoo

Vihet re se anglezi Majkëll Ngo, është lënë në stol, pas atyre replikave që pati gjatë javës në stërvitje me trajneri Ardian Mema. Siç raporton Supersport, Ngoo është gjobitur nga klubi edhe me 500 euro gjobë, përveç pezullimit 24-orësh që mori. Blazhevski është i dëmtuar, dhe kështu trajneri Mema duhet të improvizojë fazën sulmuese që në ndeshjen e parë, e cila duhet theksuar është mjaft e vështirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"