Jaupi prenoton golin ndaj Bilisht Sportit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2013 | 10:58

Jaupi prenoton golin ndaj Bilisht Sportit

Vazhdon lufta në distancë ndërmjet Tepelenës dhe Albpetrolit, pasi që të dyja edhe këtë javë fituan në transfertë. Ndaj Gramozit përsëri spikati 17-vjeçari Aleksandër Jaupi, i cili shënoi një eurogol. Ai shihet si një lojtar me të ardhme, pasi në zboret e bëra nga tekniku i kombëtares U-19, Strakosha, është grumbulluar dhe ka lënë përshtypje të mira. Me paraqitjet e tij të fundit dhe golat e shënuar, është vlerësuar nga të gjithë specialistët si talent në mesfushë. I pyetur nga gazeta, Jaupi shprehet se do të shënojë edhe ndaj Bilisht Sportit.
Oltion Dogani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"