Italia renditet e treta në Ligën e Kombeve, Mançini: Fitore shumë e rëndësishme, Dimarko shënoi gol të mrekullueshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2023 | 18:00

Italia renditet e treta në Ligën e Kombeve, Mançini: Fitore shumë e rëndësishme, Dimarko shënoi gol të mrekullueshëm

Trajneri i Italisë, Roberto Mançini, ka folur me mikrofonat e “Rai-t” pas fitores 2-3 ndaj Holandës, e vlefshme për finalen e vendit të tretë dhe të katërt në Ligën e Kombeve.

robertomancini-1200-coachingg

Natyra e vërtetë e Italisë është rishikuar?

“Pjesa e parë ishte shumë e mirë, pastaj filluam të binim. Bëmë një përpjekje të madhe, edhe pse të gjithë ishin të lodhur. Fakti që qëndruam deri në fund ishte një gjë e mrekullueshme. Kemi zgjidhje interesante loje, në pjesën e dytë ndryshuam pak, me dy sulmues anësor dhe një sulmues ishim më të fortë fizikisht ndërsa në pjesën e parë ishim më të lehtë. Në mesfushë u mbajtëm mirë dhe mbrojtja luftoi deri në fund”.

Si tu dukën golat nga Dimarko dhe Fratezi?

“Ishte e rëndësishme të fitonim. Është gjithmonë një ndeshje e rëndësishme. Dimarko shënoi një gol të mrekullueshëm”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"