Ish-presidenti Miço Papadhopulli: Ajaksi si model, por Partizani ishte më i përgatituri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 21:33

Ish-presidenti Miço Papadhopulli: Ajaksi si model, por Partizani ishte më i përgatituri

UVIL ZAJMI

uvil zajmi

Ish-shef teknik në FSHF gjatë viteve ’69-’72, pedagog në ILKF, anëtar i Komisionit Teknik në FIFA e UEFA, tregon detaje interesante për “Panorama Sport”. Miço Papadhopulli rrëfen: “Në Shqipëri pak janë njohur e praktikuar testet e mirëfillta fizike”. Disa trajnerë ish-atletë, si S. Llambi, S. Begeja, Spahiu, po kështu Konçi, Shuke, Jançe që kishin mbaruar jashtë, tejet rigorozë, që kishin njohuri i aplikonin në skuadrat e tyre. Pas viteve ’70, me shpërthimin e futbollit total u pa e domosdoshme futja e testeve fizike të orientuara dhe të organizuara me klubet, kryesisht me ato të elitës.

maxresdefault

Sipas Papadhopullit, model ishte klubi i Ajaksit, Holanda e futbollit total. Bashkë me to edhe kontrolli mjekësor i detyruar. A ishte urdhër i FSHFsë që t’iu nënshtroheshin normave të gjithë? Dy javë para fillimit të kampionatit dhe tjetra ndërmjet dy fazave. Çdo klub i kryente në qytetin e tij, ose dy klube në një qytet të afërt. Ato i organizonte, i drejtonte dhe i kontrollonte FSHF sipas kritereve të bazuara në ato të FIFA-s.

Në fillim vetëm me skuadrat e Kategorisë së Parë, e më pas dhe me disa të së Dytës, por me këto nuk patëm rezultate pozitive. Edhe në Europë zhvilloheshin testimet fizike? Bota kishte kohë që i kishte filluar dhe FIFA e UEFA nisën të zhvillojnë seminare në lidhje me rëndësinë e testeve, ku edhe unë kam marrë pjesë. Për normat u përgatitën specialistë që jepnin leksione me skuadra dhe trajnerë. Ardhja e trajnerëve të huaj në Shqipëri në ato vite, të cilët pra sillnin eksperiencën e vendeve të tyre si Bolonesku, Kramer, etj., kanë qenë me vlerë.

Çfarë ishte problem në Shqipëri asokohe? Duheshin ndryshuar metodat e përgatitjes fizike dhe FSHF urdhëroi dhe orientoi që testet të bëheshin në mënyrë sistematike në klube. Në këtë mënyrë krijohej certifikata personale dhe ne i kontrollonim, duke e futur në sistem këtë proces. Futbollistët e vjetër vinin të papërgatitur, pak dembelë dhe neglizhentë… I nënvleftësonin testet se ishin të sigurt që do luanin edhe nëse nuk i merrnin. Detyrohej të ndërhynte federata, kjo falë kompromiseve, duke mbyllur sytë, bëheshin tolerime për ta, pasi ishim të ndërgjegjshëm të gjithë.

Po lojtarët e Kombëtares? Trajnerët nuk e ndiqnin dot përgatitjen fizike, pasi ishte kampionati. Trajnerë atletike nuk kishin dhe as edhe mjek. Kjo edhe për lojtarët e Kombëtares që nuk kontrolloheshin në klube. Nuk kishte progres, vetëm, kur i merrnim në testime njiheshim apo konstatonim gjendjen e tyre fizike në disa komponentë: shpejtësi, rezistencë, forcë dhe shkathtësi. Rezultatet e normave tyre vareshin edhe nga niveli i skuadrës, si e kishte zhvilluar ajo fazën përgatitore, sa të lodhur apo jo ishin futbollistët që vinin nga kjo periudhë tranzitore. Partizani, dallohej, ishte më përgatitur, më i organizuar.

Ky artikull është ekskluzivisht për Panorama Sport. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"