Ish-lojtari i Kombëtares emërohet trajner i dytë në Greqi me ekipin kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2018 | 23:58

Ish-lojtari i Kombëtares emërohet trajner i dytë në Greqi me ekipin kampion

Bledar Kola, ish-lojtar i Kombëtares Shqiptare, që ka luajtur tek Besëlidhja, Partizani apo Elbasani, por edhe me një të kaluar në kampionatin grek me ekipe si Panathinaikos, AEK Athinë apo të tjera, është emëruar trajner i dytë tek ekipi i AEK-ut.

bledar-kola-33470f2f-a23c-44a9-927e-925fe32dde5-resize-750

Bledar Kola do të jetë në stafin e trajnerit Ouzounidis, ish-trajner i Panathinaikos, i cili mori vendin e trajnerit Manolo Jimenes, që këtë vit e shpalli ekipin edhe kampion në Greqi. Kola ka luajtur në total 39 ndeshje me Kombëtaren, dhe ka shënuar edhe 6 gola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"