Idrizi i uroi “suksese në jetë”, Flamurtari pezullon Hair Zeqirin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2017 | 17:47

Idrizi i uroi “suksese në jetë”, Flamurtari pezullon Hair Zeqirin

Nga fjalët te veprat. Sikurse ishte paralajmëruar, Flamurtari ka pezulluar mesfushorin Hair Zeqiri pas humbjes 2-1 ndaj Besëlidhjes në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.

zeqiri-idrizi-665x500

“Panorama Sport” mëson se drejtuesit e klubit sot ia komunikuan zyrtarisht lojtarit masën e ndëshkimit.

Në orën 14:00 Zeqirit i është thëne se duhet të stërvitej me ekipin e të rinjve deri në një vendim të dytë.

Hollësi të tjera do të gjeni në numrin e nesërm të gazetës.

Në mbledhjen e mbajtur pas disfatës së papritur ndaj lezhianëve, mesfushori pati një debat me administratorin e klubit, Sinan Idrizi. Pasi futbollisti e akuzoi Idrizin për paaftësi në menaxhim, ky i fundit i tregoi derën duke i thënë Zeqirit se nuk ishte më pjesë e planeve të klubit. “Ty Zeqir të uroj suklsese në jetë”, tha kreu i klubit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"