I shpëtoi jetën portierit të Pogradecit, fizioterapistja Alma Angjo nderohet me certefikatë mirënjohje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2022 | 19:30

I shpëtoi jetën portierit të Pogradecit, fizioterapistja Alma Angjo nderohet me certefikatë mirënjohje

Përpara startit të sfidës, Maliqi-Pogradeci 2-3, të zhvilluar ditën e shtunë në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë, fizoterapistja e Pogradecit, Alma Angjo, u nderua me certefikatë mirënjohje  nga FSHF, pasi i shpëtoi jetën portierit Herdis Alliu, në ndeshjen e kaluar ndaj Shkumbinit.

Pogradeci

Gardianit të liqenorëve, pas një përplasje me kundërshtarin, i kaloi gjuha poshtë. Falë ndërhyrjes së Angjos, u bë e mundur shmangja e një tragjedie. Certefikata e mirënjohjes, për këtë gjest heroi, fizioterapistes iu dha nga delegate i ndeshjes, Renato Rapo.

Angjo Rapo

LEXO EDHE: 

EKSKLUZIVE/ Pësoi dëmtim horror në fushë, portieri i Pogradecit rrëfen tmerrin: Jam përmendur vetëm në spital, imazhi i fundit ishte…

Portierit i ikën gjuha, Topllari: U shokuam, por më pas morëm zemër

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"