Portierit i ikën gjuha, Topllari: U shokuam, por më pas morëm zemër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2022 | 23:19


Portierit i ikën gjuha, Topllari: U shokuam, por më pas morëm zemër

Evitohet drama në Pogradeci-Shkumbini. Një goditje me takë në kokë e sulmuesit Freire Nunjes ndaj portierit Herdis Alliu krijoi panik në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.

Pogradeci portieri

Gardianit i ra të fikët dhe i iku gjuha, pa llogaritur çarjen në kokë. Ndërhyrja e menjëhershme e Purës me shokë ishte vendimtare, derisa u afrua stafi mjekësor. Lojtarët e të dyja ekipeve shihen në lot, por sërish mblodhën forcat dhe rrethuan portierin që pamjet e vështira të mos shiheshin nga publiku. Për disa minuta, fizioterapistja Alma Angjo thotë për gazetën: “Alliu sapo u përmend dhe direkt tha: ‘Unë po vdes, por ju fitoni’

Eldjon Topllari i kënaqet këtij trepikëshi, që erdhi pas një gjendjeje shoku. Autori i dy golave për gazetën tha:  “E kishim vlerësuar ndeshjen, pasi na duheshin pikët. Dhamë më të mirën në fushën e blertë. Ne e nisëm mirë dhe krijuam volum që në fillim, por kur ndodhi ai episod me Alliun, u shokuam që të gjithë.

Topllari

Na trembi vërtet shumë, por e mblodhëm veten ama. Vazhduam lojën dhe ia dolëm shumë mirë, i dhamë zemër vetes. Për mua nuk ka rëndësi se kush shënon nga lojtarët, por edhe 6 gola të shënuar në një ndeshje na gëzojnë. Na japim tjetër moral dhe motiv për 270 minutat e mbetura. Tashmë duhet të mendojmë për javën e 28-të, ku qëllimi mbeten vetëm fitorja”.

REDI DANDALLAKU – PANORAMASPORT.AL