I pari në histori, mesfushori spanjoll vendos një rekord të veçantë në futbollin botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2023 | 23:58

I pari në histori, mesfushori spanjoll vendos një rekord të veçantë në futbollin botëror

Spanja ka fituar sot Ligën e Kombeve duke u bërë vendi i tretë që siguron këtë trofe pas Portugalisë dhe Francës. Spanjollët kësisoj bëhen skuadra e dytë në kontinent që arrin të fitojë të tre trofetë madhorë për kombëtare ne të cilat merr pjesë.

navazzz

E para ishe Franca, fituese e Kupës së Botës, Europianit dhe pastaj Ligës së Kombeve. Teksa sot, Spanja plotësoi treshen e saj. Por ndërkohë, me këtë triumf, u shkrua historia nga një lojtar i përfaqësueses iberike.

hezus navas

Hesus Navas, u bë lojtari i parë në histori, i cili i fiton të tre këto trofe. Ai ka qenë protagonist me Spanjën në suksesin në Botërorin 2010 e më pas në Europianin 2012. Sot, ai plotësoi tripletën me suksesin edhe në Ligën e Kombeve, si askush tjetër më parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"