I duhen medoemos pikët, Cungu kthehet në stadiumin ku la gjurmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2024 | 17:10

I duhen medoemos pikët, Cungu kthehet në stadiumin ku la gjurmë

Pas eliminimit në Kupën e Shqipërisë nga Egnatia, Laçi duhet të përqendrohet te ndeshja e kampionatit me Kukësin në transfertë. Për të mos i komplikuar më shumë llogaritë, kurbinasit duhet të marrin pikë.

Cungu

Në të kundërt, kërcënimi për rënien nga kategoria do të ishte evidente. Trajneri Armando Cungu debutoi me humbjen 3- 1 në Rrogozhinë, ndërsa të hënën kthehet në stadiumin ku la gjurmë.

Shkodrani ka qenë trajner i Kukësit kur ky ekip u ngjit në elitë dhe në pjesëmarrjen e parë europiane kaloi 3 ture, për t’u eliminuar në turin e katërt nga Trabzanspori. Cungu do të kërkojë rezultatin e parë pozitiv me Laçin ndaj ish-skuadrës së tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"