Heroi i fitores së Skënderbeut në Fier, Gresild Lika: Gol vendimtar, misioni është më pranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 10:58

Heroi i fitores së Skënderbeut në Fier, Gresild Lika: Gol vendimtar, misioni është më pranë

Gresild Lika bëri heroin në Fier. Mjaftoi ai gol, që Skënderbeu të marrë një trepikësh të artë. Enkas për “Panorama Sport”, sulmuesi deklaroi:

bandicam 2022-12-04 14-11-51-428

“Morëm një fitore shumë të rëndësishme në këtë transfertë të vështirë. Kishim punuar shumë, vetëm e vetëm për të mundur Apoloninë. Këto pikë të plota janë të arta, kur dihet objektivi ynë madhor.

Shpresoj shumë të mbajmë këtë ritëm, sepse kampionati ka hyrë në fazën e tij më të nxehtë. Ky sukses na jep jo vetëm zemër, por ngre disa vende më lart në renditje.

Theksoj se ende nuk jemi aty ku duhet, mirëpo të gjithë së bashku do të arrijmë vendin e shumëdëshiruar. Ky është goli im i dytë dhe ua dedikoj çunave të ekipit e sigurisht familjes sime, e cila është mbështetja ime më e madhe”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"