Hamburgu gradon Mavrajn, mbrojtësi shqiptar bëhet zëvendëskapiten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2017 | 16:46

Hamburgu gradon Mavrajn, mbrojtësi shqiptar bëhet zëvendëskapiten

Në mungesë të kapitenit në sezonin e shkuar, Mërgim Mavraj mbajti shiritin në miqësoren përballë Antaliasporit. Shtrëngimi i duarve me Etonë ishte një tregues i qartë se mbrojtësi shqiptar e ka të natyrshme sjelljen e një lideri. Mirëpo, drejtuesit e klubit gjerman nuk kanë menduar që të bëjnë ndryshime.

Mavraj festa Hamburg

Dje, me anë të një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, Hamburgu njoftoi se kapiten do të mbetet Gotoku Sakai edhe për këtë sezon. Klubi gjerman ka njoftuar gjithashtu se dy qendërmbrojtësit Mërgim Mavraj dhe Kiriakos Papadopulos janë emëruar si zëvendëskapitenë për sezonin 2017-2018.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"