Grupi B: Grushte në Bilisht, afrohet Tepelena

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2013 | 11:53

Grupi B: Grushte në Bilisht, afrohet Tepelena

Reziston Albpetroli, Bilishti konteston
BILISHT S.-ALBPETROLI 1-1

GOLAT: Rezhda 40’/ Goxhaj 5′
BILISHT SPORT: Xhelollari, Rezhda (Çuko 80′), Koçi, Islami, Pino, Ngjela, Demiri, Macolli (Skënderasi 61′), Çaushllari, Hysolli, Ahmetlli. Trajner: T.Meraku
ALBPETROLI: Aga, Mbyeti, Keka, Çemeri, Aliaj, Kule, Arapi (Ferko 57′), Hysenshahaj, Bratja, Goxhaj (Hidershaj 90′), Derka. Trajner: E.Ymeri
KARTONË TË VERDHË: Hysolli 25′, Ahmetlli 51′, Xhelollari 70′, Çaushllari 81′, Islami 87’/ Çemeri 60′, Hysenshahaj 75′
KARTONË TË KUQ: Skënderasi 80′, Ngjela 81′
GJYQTARË: R.Shosha, R.Zhuli, G.Bimi (Gjirokastër)

Një sfidë e tensionuar është zhvilluar në Bilisht ndërmjet skuadrës vendëse dhe Albpetrolit. Një takim që është mbyllur në barazim 1-1. Patosarakët vazhdojnë të kryesojnë edhe pas barazimit të djeshëm, ndërsa bilishtarët dalin përfundimisht nga gara për t’u ngjitur një kategori më lart. Miqtë nga Patosi kanë befasuar që në minutën e 5-të, kur kalojnë në avantazh me anë të Goxhaj, i cili përfiton nga një rrëmujë në zonë. Pas këtij momenti loja luhet vetëm në portën patosarake dhe goli i barazimit vjen në minutën e 40-të. Pas një krosimi, është Rezhda me kokë që realizon. Edhe fraksioni i dytë i ndeshjes flet tërësisht për bilishtarët, të cilët vetëm sulmojnë, ndërkohë që patosarakët mbrohen. Tensioni në fushë rritet së tepërmi, kur brenda dy minutash (80 dhe të 81-ën) lojtarët vendës Skënderasi dhe Ngjela godasin me grushte futbollistët kundërshtarë. Gjyqtari i nxjerr të dy me kartonë të kuq. Përveç drejtuesve të Bilishtit dhe lojtarëve në fushë, treshja e arbitrave nga Gjirokastra është kontestuar ashpër edhe nga tifozët, të cilët kanë hedhur bidonë me ujë dhe sende të forta në drejtim të tyre. Megjithëse me nëntë lojtarë në fushë, Bilishti nuk ka pësuar më gola.
Altin Reli

Tepelena s’njeh fushë, Skrapari mbetet në fund
SKRAPARI-TEPELENA 1-3
GOLAT: Çeço 47’/ Gaba 30′, Aliaj 40′, Laçi 70′
SKRAPARI: Bako, Veizllari, Hatellari, Kaloçi, Dizdari (Demko 70′), Harka (Memollari 70′), Duro, Hysenllari, Kurti, M.Lamçe (Çeço 46′), Jaho. Trajner: G.Lamçe
TEPELENA: Merdani, Merjo, Skënderaj, Sako, Këndella, Muçi, Gaba, Jaupi (Çela 65′), Aliaj, Qorri (Dervishi 46′), Laçi. Trajner: I.Selimi
KARTONË TË VERDHË: Jaho 61′, Hysenllari 70′, Sako 72′ GJYQTARË: A.Gjeci, L.Mema, D.Vrapi

Tepelena siguroi dje fitoren e radhës në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Ilir Selimi mori një 3-pikësh pa shumë sforco në transfertën e Skraparit. Sfida nis më mirë për vendësit, të cilët krijojnë raste. Por, janë miqtë ata që tregohen më konkret në dy raste, fillimisht në minutën e 30- të me anë të Gabës dhe më pas Aliaj në të 40-ën i çojnë shifrat në 2-0. Vendësit ngushtojnë diferencën në minutën e 47-të me anë të Çeços. Por, vetëm kaq, pasi në të 70-ën është Laçi që vulos shifrat 3-1 për Tepelenën që ngjitet në kuotën e 40 pikëve dhe ruan vendin e dytë.
Enkel Baku

“Çmenduri” në Ersekë, tetë gola për 30 minuta
GRAMOZI-SOPOTI 5-4
GOLAT: Kodra 58′, Sula 61′, Gramo 72′, Mete 85′, 89’/ Hajdari 25′, Poçi 78′, 82′, 92′
GRAMOZI: Metko, Dake, Er.Mydini, Hymeri, Sula, Mete, Hasani (Çarçani 46′), En.Mydini, Rumi (Shametaj 70′), Kodra, Lice (Gramo 70′). Trajner: S.Rustemi
SOPOTI: Leka, Hoxha (Hasa 70′), Halliu, Spahiu (Doda 50′), Meme, Lamaj, Hasballa, Ballkoçi, Hajdari (Çela 74′), Suli, Poçi. Trajner: B.Kola
GJYQTARË: M.Dyrmishi, R.Zaimi, G.Çela (Poliçan)

Më në fund kolonjarët, edhe pse me vështirësi, kanë arritur të marrin fitoren e parë në shtëpi këtë fazë të dytë. Gramozi ka mundur 5-4 Sopotin në një sfidë ku tetë gola janë shënuar në pjesën e dytë. Janë miqtë, që shënojnë të parët me anë të veteranit Hajdari në minutën e 25-të. Pjesa e dytë nis me gol për vendësit, ku barazon kapiteni Kodra. Në të 61- ën minutë shënojnë sërish kolonjarët me Sulën dhe më pas me Gramon. Pas këtij momenti, miqtë realizojnë dy herë dhe barazojnë rezultatin në 3-3. Megjithatë, vendësit realizojnë në fund edhe dy gola dhe miqtë një tjetër.
Koço Lilo

Këlcyra i largohet fundit, Delvina e pafuqishme
KËLCYRA-DELVINA 3-2
GOLAT: Fekollari 15′, 49′, Xhani 68’/ Tepelena 23′, Kati 47′
KËLCYRA: Xheli, Kule, Brahimaj, Xhani, Sadikaj, Bejko, Peploka, Fekollari, Hadaj (Coli 56′), Xhepa, Kamberaj. Trajner: R.Spahiu
DELVINA: Çallari (Koçi 46′), Gore, Selfo (Cicaj 46′), Janku, Cama, Hamiti (Çuno 52′), Tepelena, Hakarepi, Kati, Ymeri, Mehmeti. Trajner: A.Guga
KARTONË TË VERDHË: Çuno 53′, Kamberaj 75′
GJYQTARË: K.Kola, R.Malaj, B.Seferi (Vlorë)

Këlcyra siguroi dje një trepikësh të vlefshëm në takimin e djeshëm ndaj Delvinës. Pjesa e parë ka qenë e barabartë për të dyja skuadrat. Ndërkohë që 45 minutat e dyta kanë folur për vendësit që, falë përforcimeve që janë bërë fazën e dytë me Peplokën e Fekollarin në mesin e fushës, kanë rezultuar efikase. Në fraksionin e dytë, Fekollari dhe Xhani realizojnë nga një gol, ndërsa miqtë vetëm ngushtojnë diferencën me anë të Katit. Një sfidë korrekte dhe pa probleme. Me këtë fitore Këlcyra është ngjitur në kuotën e 12 pikë dhe renditet e parafundit.
Oltion Dogani

Memaliaj ndalet te shtyllat, Përmeti në delir
MEMALIAJ-PËRMETI 0-1
GOLI: Sakollari 60′
MEMALIAJ: Mustafa, Çaushi, Metko, Gashi, Tata, Mema, Lika, Mirani, Hima, Bilaj (Shehu 85′), Duraj. Trajner: A.Zhupa
PËRMETI: Toure, Kreci, Mihali, Metushi (Zyba 88′), Saliko, Tare, Ibrahimi, Hajredini, Dori, Sakollari (Duro 87′), Capella (Dine 80′). Trajner: K.Sevo
KARTONË TË VERDHË: Sakollari 60′, Mema 64′, Tare 88′, Hima 90′, Duraj 93′
GJYQTARË: O.Ferataj, E.Hatia, Xh.Gjata (Patos)

Takimi Memaliaj-Përmeti, i vlershëm për javën e 16-të të kampionatit, është zhvilluar në një terren mjaft të mirë. Skuadra mike ka mundur të fitojë falë lojës së bukur dhe disiplinës së treguar në fushë. Me kundërsulmin e udhëhequr nga Sakollari, miqtë kanë arritur të shënojnë në minutën e 60-të pas një gabimi në qendrën e mbrojtjes memalijote. Aty ka përfituar Sakollari, i9 cili ka mposhtur vendësit. Këta të fundit, edhe pse kanë pasur raste të shumta për shënim dhe kanë goditur tri herë shtyllën, nuk kanë arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës.
Oltion Dogani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"