Grupi B: Tripletë e Albpetrolit, Tepelena i falet fatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2013 | 11:51

Grupi B: Tripletë e Albpetrolit, Tepelena i falet fatit

Ekipi i Tepelenes para nje ndeshjeje te ketij kampionati

Ekipi i Tepelenes para nje ndeshjeje te ketij kampionati

Albpetroli likuidon Këlcyrën për 3 minuta
KËLCYRA-ALBPETROLI 1-3

GOLAT: Peploka 35’/ Braja 27′, Leka 64′, Aliaj 67′
KËLCYRA: Konini, Kule, Brahimaj, Xhani, Musollari (Muzhaj 75′), Peploka, Fekollari, Bejko (F.Hadaj 75′), E.Kamberi, Sadikaj, Muçaj. Trajner: R.Spahiu
ALBPETROLI: Aga, Berta, A.Arapi (Ferko 55′), Çemeri, Aliaj, Leka, K.Arapi (Shaollari 55′), Kule, Hysenshahaj, Braja, Goxhaj (Jovani 70′). Trajner: A.Ymeri
KARTONË TË VERDHË: Musullari 51′, A.Arapi 47′, Aliaj 68′, Kule 71′
KARTON I KUQ: Prifti 8′(në stol)
GJYQTARË: R.Shosha, R.Zhuli, G.Bimi (Gjirokastër)

Ndonëse në një terren të rënduar, përballja ndërmjet Këlcyrës dhe Albpetrolit dhuroi emocione të shumta dhe shumë gola. Në fund të takimit janë miqtë nga Patosi që fitojnë 3-1 dhe vazhdojnë kryesimin e Grupit B. Sfida nis me protesta të vendësve që në fillim, kur Prifti i Këlcyrës nga stoli nuk është dakord me një vendim të anësorit dhe e ofendon. Në këtë moment, gjyqtari kryesor e ndëshkon lojtarin vendës me karton të kuq. Në minutën e 27-të janë miqtë që kalojnë në avantazh me anë të Brajas. Por, tetë minuta më pas barazon rezultatin Peploka. Një pjesë e parë tepër dramatike, gjatë së cilës futbollistët vendës luajtën si të barabartë me kryesuesit e grupit. Fraksioni i dytë nis me vendësit në sulm që janë më kërkues në aksionet e tyre. Megjithatë, janë miqtë që i shënojnë golat. Fillimisht Leka në minutën e 64-t dhe më pas Aliaj në të 67-ën i japin qetësinë Albpetrolit. Minutat e mbetura janë tepër dramatike, pasi futbollistët e Këlcyrës kërkojnë të shënojnë, por ndeshen në një mbrojtje të ngjeshur të miqve. Me këtë 3-pikësh, Albpetroli mund të konsiderohet që tani pjesë e Kategorisë së Parë sezonin e ardhshëm.
Oltion Dogani

Gramozi i “dhuron” fitoren Tepelenës
GRAMOZI-TEPELENA 1-2

GOLAT: Mete 65’/ A.Jaupi 7′, Sula 80′(a)
GRAMOZI: Metko, Kodra, Sula, Mydini, Lice, Dake (Hymeri 82′), E.Mydini, Rumi, A.Gramo (M.Gramo 60′), Mete, Hashini. Trajner: S.Rustemi
TEPELENA: Merdani, Skënderaj, Saka, H.Jaupi, A.Jaupi (Arizaj 90′), Qori, Laçi, Alia, Këndella, Mera, Muçi. Trajner: I.Selimi
KARTONË TË VERDHË: Dake, Rumi, A.Jaupi, Muçi
GJYQTARË: E.Kello, R.Paramoli (Korçë), V.Tola (Pogradec)

Takimi midis Gramozit dhe Tepelenës pritej me mjaft interes nga sportdashësit kolonjarë, për vetë faktin se ishte sfida e parë që luhej në Ersekë për fazën e dytë. I gjithë takimi ka folur për vendësit, por kolonjarët kanë qenë të pafat dhe janë mundur. Në minutën e 7-të është Laçi i miqve që kroson dhe ndërhyn me kokë Jaupi, i cili e dërgon topin në rrjetë. Pas shumë përpjekjesh, miqtë arrijnë të barazojnë në minutën e 65-të me anë të Metes. Kur dukej se Gramozi do të shënonte përsëri, janë miqtë që kalojnë në avantazh pas autogolit të Sulës që realizon në portën e tij.
Koço Lilo

Tripletë e Bilishtit, dorëzohet Përmeti
BILISHT SPORT-PËRMETI 3-2

GOLAT: Ahmetlli 7′, Xhoga 13′, Demiri 56′(p)/ Sakollari 52′, 62′
BILISHT SPORT: Xhelollari, Përe, Koçi, Rezhda, Pino, Xhoga, Demiri, Hysolli (Skënderasi 70′), Macolli, Ngjela, Ahmetlli. Trajner: T.Meraku
PËRMETI: Ture, Dingo, Metushi, Çarçani, Mihali, Dori, Hajdari, Sakollari, Tare (Kreci 80′), Ibrahimi, Capella. Trajner: K.Sevo
KARTONË TË VERDHË: Xhoga 50′, Sakollari 81′
GJYQTARË: J.Xhaja, D.Vrapi, A.Bame (Tiranë)

Bilisht Sporti vazhdon serinë e fitoreve në këtë fazë të dytë. Bilishtarët mundën dje në fushën e tyre Përmetin me rezultatin 3-2. Sfida nis mirë për vendësit që realizojnë dy herë brenda 13 minutash, fillimisht me Ahmetlli dhe më pas me Xhogën. Me fillimin e pjesës së dytë, miqtë ngushtojnë diferencën në minutën e 52-të me Sakollarin. Katër minuta më pas janë vendësit që realizojnë golin e tretë me penallti. Në të 62-ën është sërish Sakollari që realizon golin e dytë për përmetarët. Megjithatë, Bilishti e ruan avantazhin deri në fund të 90 minutave.
Altin Reli

Poker i Memaliajt, debuton arbitri adoleshent
MEMALIAJ-SKRAPARI 4-1

GOLAT: K.Shehu 6′, 65′, Sako 27′, Çaushi 32’/ Guri 75′
MEMALIAJ: Mustafaj, Çaushi, Tata, Gashi, Metko, Lika, Mirani (Merko 75′), Arapi, Sako (Meta 46′), K.Shehu, Bilaj. Trajner: A.Zhupa
SKRAPARI: Bako, Koroni, Kurti (Memollari 70′), Veizllari, Cecja, Hatellari, Xhizdani (Guri 33′), Kaloçi, Jaho, Hysellari, Harka. Trajner: G.Lamçe
KARTONË TË VERDHË: Kurti 56′, Meta 70′, Memollari 80′, Mema 86′
KARTONË TË KUQ: Metko 63′, Hysellari
GJYQTARË: B.Hajno, E.Avdi (Sarandë), E.Nelaj (Gjirokastër)

Në një terren të mirë u zhvillua ndeshja e djeshme ndërmjet Memaliajt dhe Skraparit, që përfundoi 4-1 për vendësit. Memaliotët e sigurojnë fitoren brenda 30 minutash duke shënuar tre gola. Është sulmuesi Kristi Shehu që hap serinë e golave në minutën e 6-të për të vazhduar më pas me Sakon në të 27-ën dhe Çaushin në të 32-ën. Në minutën e 65-të është Shehu që shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për Memaliajn. Miqtë me një formacion të ri shënojnë golin e nderit me Gurin. E veçanta e takimit është se arbitri kryesor debutoi dje në Kategorinë e Dytë. Ai është një gjyqtar 18-vjeçar.
Oltion Dogani

Tripletë e Delvinës, shkëlqejnë “veteranët”
DELVINA-SOPOTI 3-1
GOLAT: Hakarepi 35′, Mehmeti 45′, Cama 62’/ Çela 4′
DELVINA: Çallari, Boçi, Çuno, Janku (Çiçaj 75′), Ymeri, Hakarepi, Cama, Nasi, Muço, Kasmi (Bibo 60′), Mehmeti. Trajner: A.Guga
SOPOTI: Leka, Hoxha, Spahiu, Alliu, Mema (Dede 55′), Nezha, Hasbella (Menalla 78′), Lamaj, Çela, Suli, Poçi. Trajner: B.Kola
KARTONË TË VERDHË: Janku 67′, Mema 15′, Nezha 39′
GJYQTARË: E.Ruci, E.Bega, M.Troka (Fier)

Delvinjotët vijojnë të fitojnë në fushën e tyre teksa në kuadër të javës së 14-të të kampionatit kanë mundur dje Sopotin 3-1. Edhe pse miqtë nga Librazhdi kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e 4-t me anë të Çelës, djemtë e Arjan Gugës kanë reaguar mjaft mirë duke shënuar tre gola njëri më i bukur se tjetri. Ka qenë veterani Hakarepi ai që ka shënuar golin e barazimit në minutën e 35-të. Më pas është Mehmeti që kalon vendësit në avantazh në minutën e 45-të dhe më pas i riu Cama vulos rezultatin 3-1 në të 62-ën. Delvina ngjitet në kuotën e 25 pikëve.
Tomorr Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"