Grupi A: Veleçiku “prek” ëndrrën, Olimpiku KO

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2013 | 11:58

Grupi A: Veleçiku “prek” ëndrrën, Olimpiku KO

Veleçiku, një hap larg ngjitjes në të Parën
VELEÇIKU-OLIMPIKU 2-1

GOLAT: Banushi 34′, Dorzaj 74′(p)/ Lami 43′(a)
VELEÇIKU: Dorzaj, Kukaj, Banushi, B.Çokaj, Lami, Miculi (Hila 72′), Osmani, Colaj, D.Çokaj, Kurtaj (Rajçeviç 46′), Fishta (Demiraj 89′). Trajner: B.Duli
OLIMPIKU: Pjetri, Kapaj, Sfarku (Tali 68′), Memushi, Vora, Rrapo, Molla, Loci, Katobolli (E.Fuçia 84′), Metoraj (A.Fuçia 87′), Avico. Trajner: A.Milori
KARTONË TË VERDHË: Memushi
KARTONË TË KUQ: Vora (2v), Molla
GJYQTARË: E.Peza, M.Bregasi, A.Bici (Tiranë)

Veleçiku është shumë pranë ngjitjes në Kategorinë e Parë. Koplikasit fituan dje një sfidë shumë të rëndësishme ndaj Olimpikut me rezultatin 2- 1. Heroi i vendësve bëhet portieri Neritan Dorzaj, i cili realizoi golin e fitores me 11-metërsh. Tashmë, Veleçiku është shkëputur 4 pikë nga vendi i dytë, që mbahet nga Olimpiku, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të kampionatit. Që në fillim janë vendësit që sulmojnë dhe kërkojnë me ngulm golin. Megjithatë, do ta gjejnë vetëm në minutën e 34-t me anë të Banushit, i cili ngre peshë qindra tifozë që ndiqnin nga afër këtë sfidë. Në aksionet e mëpasshme, Veleçiku ka qenë shumë pranë golit të dytë me anë të Miculit e Denis Çokajt, por nuk kanë mundur të finalizojnë siç duhet. Për të ardhur në minutën e 43-të, kur mbrojtësi Lami i vendësve shënon në portën e tij dhe rezultati barazohet në 1-1. Koplikasit e shtojnë presionin në pjesën e dytë, ndërkohë që ka edhe tension në fushë. Në minutën e 74-t, gjyqtari kryesor akordon 11-metërsh për koplikasit pas prekjes së topit me dorë brenda zone nga një prej mbrojtësve miq. Është portieri Dorzaj që realizon nga pika e bardhë. Në fund, skuadra feston së bashku me lojtarët.
Esat Ymeri

Ndeshje “qejfi”, Luzi gjunjëzon Domosdovën
LUZI 2008-DOMOSDOVA 2-0
GOLAT: Osma 40′, Çani 64′
LUZI 2008: Bushi, Suta, Kazazi (Klo.Tafa 68′), Xeka, Kapo, Kla.Tafa, Meta (M.Tafa 79′), Çani (S.Tafa 72′), Sinameta, Osma, Greca. Trajner: L.Lusha
DOMOSDOVA: Xherri, Face (Polisi 70′), Kuqo, Shuli (Lushi 76′), Allku, Duka, Karriqi, Llojku, Bozha, Vreto (Tocka 73′), Beqo. Trajner: L.Rira
GJYQTARË: G.Velçani, Q.Shehaj, S.Hanaj (Patos)
KARTONË TË VERDHË: Llojku

Për asnjë moment nuk e ka vënë në diskutim fitoren Luzi 2008 ndaj Domosdovës. Ka qenë një ndër lojërat më të mira të luzakëve, të cilët përtej dy golave mund të kishin fituar më thellë. Një sfidë pa pretendime për të dyja skuadrat. Pasi kanë krijuar e shpërdoruar disa raste shënimi, Luzi 2008 e gjen golin në fundin e pjesës së parë me anë të Osmas. Pjesa e dytë nis përsëri me dominimin e vendësve, që gjejnë edhe golin e dytë me Çanin. Pas këtij goli, duke parë që miqtë nuk kishin forca për t’i rrezikuar vendësit, u kënaqën duke mos u treguar të përqendruar përpara portës.
Feriz Ferizaj

Dorëzohet Egnatia, rikthehet Turbina
EGNATIA-TURBINA 0-2
GOLAT: Metaj 14′, Plaku 52′
EGNATIA: Demrozi, Kallçaku, Pipa, Arapi, Dushi, Kerci (Dyli 56′), Vargu, Hylviu, Kasa (Memolla 65′), Gjondeda, Lapi (Abazi 80′). Trajner: E.Gosa
TURBINA: Miza, Brashka, Gjini, Cërriku, Miraka, Xhelili, Kanami (Duro 46′), Xhardja, Plaku (Sapiani 70′), Metaj, Lleshi (Dine 72′). Trajner: E.Belshi
GJYQTARË: E.Halo, E.Tafili, E.Halili (Memaliaj)
KARTONË TË VERDHË: Xhelili, Dushi, Hylviu, Kallçaku, Plaku, Xhardja, Dyli

Egnatia dështon brenda në shtëpinë e saj. Rrogozhinasit nuk e kanë përballuar dot Turbinën, edhe pse loja ka qenë e barabartë. Diferencën në këtë përballje e ka bërë përvoja e miqve, të cilët kanë ditur të shfrytëzojnë me mjeshtëri të gjitha rastet që u janë dhënë. Cërrikasit kanë befasuar që në minutën e 14-të kur kanë realizuar golin e parë me anë të Metajt. Me gjithë përpjekjet e shumta, vendësit nuk kanë arritur të shënojnë. Miqtë realizojnë edhe golin e dytë në minutën e 52-të, duke e fituar të gjithë ndeshjen 2-0. Egnatia vazhdon të renditet në fund.
Feriz Ferizaj

Sukthit i mjaftojnë 10 minuta për të thyer Korabin
SUKTHI-KORABI 2-0
GOLAT: Pasha 55′, Hatia 65′(p)
SUKTHI: Doda, Kalluci, Goxhaj, Kasaj, Kullolli, Ibrahimllari (Vora 46′), Tegu, Deda (Hatia 46′), Pasha (Hoxha 65′), Bllaca, Gashi. Trajner: I.Çira
KORABI: Bukri, Lleshi (Pirani 50′), Laçi, Sinani, K.Gjonpali (Toska 60′), Brahasani, Kacnia, Doçi, A.Gjonpali, Duka, Merdini. Trajner: E.Laçi
KARTONË TË VERDHË: Gashi, Laçi
GJYQTARË: E.Qerimaj, S.Ahmetaj, A.Ahmetaj (Shkodër)

Sukthjanët kanë arritur një fitore të pastër në fushën e tyre, duke dominuar ndaj miqve dibranë. Pjesa e parë është karakterizuar nga qetësia, ndonëse vendësit kanë rrezikuar me anë të Bllacës e Pashës, por pa arritur të shënojnë. Ndërkohë, miqtë nga Peshkopia janë kujdesur më tepër të luajnë në gjysmëfushën e tyre. Në minutën e 55-të, vendësit kalojnë në avantazh me anë të Pashës. Dhjetë minuta më pas, sukthjanët realizojnë edhe golin e dytë me anë të Hatias, që godet saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Sukthi ngjitet në kuotën e 26 pikëve.
Fiqiri Lala

Vora ngec në shtëpi, surprizon Erzeni
VORA-ERZENI 1-1
GOLAT: Kallaku 89’/ Hasa 40′
VORA: Birja, Allmeta, Bardhi, Shkalla, Milla, Sefa (Brahimaj 60′), Braho, Cani (Gaci 67′), Steven, Dahriu (Kallaku 61′), Xhuti. Trajner: E.Topi
ERZENI: Haxhi, Gjura, Kardhashi, Zarkova, Tujani, Arapi, Feraj, Misiraj, Troplini, Hasa, Halili. Trajner: A.Bozhanaj
KARTONË TË VERDHË: Braho, Shkalla/ Troplini
GJYQTARË: E.Hamiti, A.Pici, E.Muça (Lezhë)

Rezistenca e miqve nga Shijaku ka zgjatur deri në minutën e fundit të kohës së rregullt, pasi Kallaku u ka prishur atyre gëzimin e fitores së tri pikëve. Vora nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Erzenit. Vendësit kanë sulmuar gjatë gjithë ndeshjes, por nuk kanë qenë të saktë në finalizim. Në minutën e 40-të është Hasa që kalon miqtë në avantazh. Më pas nis furia e vendësve me sulme të shumta, por që finalizohen vetëm në minutën e 89- të dhe është Kallaku që barazon shifrat 1-1. Një rezultat që nuk i shërben asnjë prej skuadrave.
Artenis Hoxha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"