Grupi A: Tension në Cërrik, ngec Veleçiku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2013 | 11:29

Grupi A: Tension në Cërrik, ngec Veleçiku

VelecikuTurbina i prish festën Veleçikut
TURBINA-VELEÇIKU 1-0
GOLI: Lleshi 33′
TURBINA: Miza, Broshka, Gjini, Cërriku, Miraka, Duro (Dine 80′), Myftaraj (G.Kamami 66′), Plaku (Sopjani 85′), Lleshi, Metaj, Basriu. Trajner: E.Belshi
VELEÇIKU: Al.Fishta, Kukaj (Kurti 56′), B.Çokaj, Lami (Hila 45′), Banushi, Raiçeviç, Çolaj, An.Fishta, Miculi (Plishta 68′), Osmani, D.Çokaj. Trajner: B.Duli
KARTONË TË VERDHË: Cërriku, Lleshi, Basriu/ Al.Fishta, Çokaj, Lami, Raiçeviç
KARTONË TË KUQ: Lleshi/ B.Çokaj, D.Çokaj
GJYQTARË: A.Gjeçi, E.Shehu, A.Bame (Tiranë)

Turbina ka mposhtur në stadiumin “Nexhip Trungu” ekipin kryesues të kampionatit, Veleçikun, që tashmë duhet të fitojë ndeshjen e fundit të kampionatit në fushën e vet për t’u ngjitur përfundimisht në Kategorinë e Parë. Sfida midis skuadrave ka qenë e mbushur plot episode dhe tension, çka e ka detyruar arbitrin kryesor Gjeçi të nxjerrë edhe tre kartonë të kuq. Vendësit e nisin furishëm takimin duke realizuar me Lleshin në minutën e 33- të. Goli i avantazhit rebelon koplikasit, të cilët pretendojnë për pozicioni jashtë loje. Gjithsesi, Turbina është superiore dhe dëshmon se në këtë duel nuk ka vend për kompromis. Në pjesën e dytë loja është akoma më dinamike dhe e mbushur plot episode kontestuese, veçanërisht nga miqtë. Në minutën e 63-të, mesfushori Plaku pengohet brenda zonës dhe arbitri akordon 11-metërsh për vendësit. Vendimi i arbitrit rebelon të gjithë kampin mik. Megjithatë, Basriu gabon nga pika e bardhë. Kontestimet e trajnerit mik bëjnë që arbitri ta dërgojë në tribunë. Në minutat e mbetura miqtë luajnë me 9 lojtarë, pasi B.Çokaj dhe D.Çokaj ndëshkohen me të kuq për protesta. Deri në fund rezultati nuk ndryshon më dhe Turbina fiton 1-0.
Florenc Manari

Kontestime dhe ofendime, Olimpiku beson te mrekullia
OLIMPIKU-ERZENI 3-1

GOLAT: E.Fuçia 24′, Rapo 66′, G.Fuçia 76’/ Zakova 78′(p)
OLIMPIKU: Lika, Kotobelli, Karaj, Shima, Molla, Rapo, Myftaraj (Doçi 86′), Loci, Kadiu (Strakosha 56′), E.Fuçia, G.Fuçia. Trajner: A.Milori
ERZENI: Vezi, Zakova, Kardhashi, Tujani, Arapi, Feraj, Troplini, Misiraj, Takaçi (Aliu 50′), Hasani (Gjura 73′), Hasa (Lamnica 63′). Trajner: A.Bozhanaj
KARTONË TË VERDHË: E.Fuçia 63′, Kotobello 77′
KARTONË TË KUQ: Tali (nga stoli) 35′, Aliu 61′
GJYQTARË: F.Xhemalaj, E.Sinanaj, A.Robo (Elbasani)

Olimpiku fitoi dje 3-1 ndaj Erzenit dhe duke parë humbjen e Veleçikut, tashmë është vetëm një pikë larg koplikasve. Olimpikasit do të besojnë deri në fund te mrekullia, pasi është për t’u luajtur edhe një ndeshje. Në minutën e 24-t është E.Fuçia që shënon golin e parë. Trajneri mik, Bozhanaj, proteston ashpër tek anësori, për rrjedhojë arbitri kryesor e nxjerr jashtë. Më pas, edhe Tali i vendësve ndëshkohet me karton të kuq në stol për ofendim të gjyqtarit. Në minutat 66-të dhe 76- të, Rapo dhe G.Fuçia shënojnë golat e tjerë për vendësit. Miqtë realizojnë golin e nderit në të 78-ën.
Abdulla Dushku

Tripletë e Domosdovës, Egnatia vazhdon të humbë
DOMOSDOVA-EGNATIA 3-0

GOLAT: Çaushi 3′, Vreto 48′, Allko 75′
DOMOSDOVA: Xherri, Lushi, Allko, Face, Bozha, Duka, Nezha, Vreto, Tocka, Skura, Çaushi. Trajner: L.Rira
EGNATIA: Demrozi, Pipa, Dushi, Vrapi, Arapi, Vargan, Kasa, Mahmutaj, Lapi, Gjondeda, Maho. Trajner: E.Gosa
KARTONË TË VERDHË: Çaushi, Nezha/ Lapi
KARTON I KUQ: Rira
GJYQTARË: E.Demiraj, V.Tola, G.Kamolli (Fier)

Domosdova fiton lehtësisht 3-0 ndaj Egnatias duke mos e vënë asnjëherë në diskutim 3- pikëshin. Që në minutën e parë, vendësit hidhen në sulm për të shënuar dhe në minutën e 3-të fitojnë goditjen e parë nga këndi. Falë një ekzekutimi perfekt të mesfushorit Vreto, shtatlarti Çaushi nuk fal dhe me kokë shënon. Në pjesën e dytë prrenjsakët i kanë më të qarta idetë, ndaj nuk falin më. Shënojnë në minutën e 48-të me Vreton dhe shifrat shkojnë 2-0. Në minutën e 75-të është Allko, i ardhur nga mbrojtja, që pas një dalje të gabuar të portierit mik shënon golin e tretë.
Ledion Qoshku

Perla e Gegës i jep fitoren Sukthit
SUKTHI-VORA 1-0
GOLI: Gega 90+3′
SUKTHI: Doda, Kalluci, Gjepali, Kasa (Gega 68′), Goxhaj, Kullolli, Teku, Gashi, Xh.Vora (Renaldo 87′), Bllaca, Gorja. Trajner: I.Çira
VORA: Çani, Allmeta, Bardhi, Elezi, Milla, Cani, Braho (Gjoka 78′), Stefa, Steven, Ceka, Xhuli (Kollaku 67′). Trajner: E.Topi
KARTONË TË VERDHË: Kollaku
GJYQTARË: A.Kamberaj, E.Pashaj, C.Sheraj (Patos)

Në javën e parafundit të kampionatit të Kategorisë së Dytë, Sukthi është përballur në fushën e vet me Vorën dhe ka fituar 1-0. Gjatë 90 minutave, loja ka qenë mjaft luftarake me sulme e kundërsulme nga të dyja skuadrat, por më shumë kanë dominuar vendësit. Pjesa e parë ka pasur disa raste për sukthianët, por as Bllaca dhe as Vora nuk kanë mundur të shënojnë në portën e skuadrës mike për meritë edhe të portierit Çani. Edhe 45 minutat e pjesës së dytë janë kontrolluar nga vendësit. Goli i vetëm është shënuar në minutën e 3-të shtesë nga Gega me goditje dënimi.
Fiqiri Lala

Fitore morali, Korabi gjunjëzon Luzin
KORABI-LUZI 2008 2-0
GOLAT: Doçi 18′, Toska 47′
KORABI: Bukri, Pira (Lleshi 46′), B.Laçi, Sinani, K.Gjonpalaj, Adili, Kacnia, Brahasani, I.Doçi, A.Gjonpalaj (Toska 35′), Merdini (Ibra 69′). Trajner: E.Laçi
LUZI 2008: Bushi, Suta, Kazazi, Kapo, Osma (Grela 55′), Meta, Xeka, Lami (Tafa 57′), K.Tafa, Sinameta, K.Tafa. Trajner: L.Lusha
KARTONË TË VERDHË: A.Gjonpalaj, Toska
GJYQTARË: Gj.Rada, H.Isaku, A.Demiraku (Durrës)

Korabi ia ka dalë të marrë tri pikë në takimin me Luzin. Pas 18 minutash lojë, Doçi shënon golin e parë për të tijtë nga një goditje standarde. Vendësit kanë qenë në ditën e tyre më të mirë. Ata hidhen në kërkim të golit të dytë, por nuk ia dalin, edhe pas kombinimeve të bukura mes Merdinit dhe Adilit. Në një moment, ky i fundit godet, por topi përplaset në traun e portës mike. Për të ardhur pastaj te minuta e 47-të e takimit, kur Toska, i sapofutur në lojë, shënon golin e dytë. Miqtë kanë qenë të pafuqishëm përballë një Korabi të organizuar më së miri, që u dhuroi tifozëve një fitore të bukur.
Islam Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"