Grupi A: Fitore transfertash për kryesueset

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2013 | 11:57

Grupi A: Fitore transfertash për kryesueset

VelecikuTripletë e Veleçikut, dorëzohet Vora
VORA-VELEÇIKU 1-3

GOLAT: Ceka 70′(p)/ Raiçeviç 54′, Osmani 85′, 92′
VORA: Çani, Shkalla, Allmeta, Bardhi, Braho, Bleta (Gurra 52′, (Dahriu 60′), Milla, Cani, Stiven (Stefa 57′), Ceka, Xhuti. Trajner: E.Topi
VELEÇIKU: Dorzaj, Cukaj, Kuka, Lami, Miculi, Raiçeviç (Demiri 82′), Çokaj, Rushta (Banushi 75′), Fishta, Osmani, Cakaj. Trajner: B.Duli
KARTONË TË VERDHË: Cani, Bardhi/ Lukaj, Fishta, Cakaj, Miculi
KARTONË TË KUQ: Ceka 82’/ Çokaj 56′
GJYQTARË: H.Llapra, R.Malaj, E.Rrapi (Vlorë)

Në një takim tejet luftarak, miqtë e Veleçikut kanë ditur që t’u rrëmbejnë fitoren vorakëve në një sfidë mes vendit të parë dhe të tretë në klasifikim. Megjithëse Vora kishte mundësi për t’iu afruar vendit të parë, nuk e shfrytëzoi siç duhet këtë moment. Vendësit e kanë dominuar lojën vetëm me raste, por nuk ia kanë dalë që të jenë të suksesshëm në finalizim. Në minutën e 54- t malazezi Raiçeviç ka ndëshkuar vendësit, duke kaluar Veleçikun në avantazh. Gjithsesi, dy minuta më pas miqtë mbeten me dhjetë lojtarë në fushën e lojës pas ndëshkimit me karton të kuq të Çokajt për ndërhyrje të rëndë. U duk se përmbysja do të vinte shpejt. Fillimisht është Ceka që barazon rezultatin në 1-1 pas goditjes së saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Vendësit hidhen në sulm në kërkim të golit të fitores, por pa rezultat. Në të 82-ën minutë është autori i golit të barazimit që ndëshkohet me karton të kuq dhe forcat në fushë barazohen. Kur pritej që vendësit të shënonin golin e avantazhit duke sulmuar me shumë forca, janë miqtë që realizojnë në minutën e 85-të me anë të Osmanit, i cili bën të heshtin 3000 tifozët e pranishëm. Në shtesë është sërish Osmani, që realizon edhe golin e tretë për miqtë.
Artenis Hoxha

Zhgënjen Luzi 2008, shkëputet Olimpiku
LUZI 2008-OLIMPIKU 0-1
GOLI: M.Kapaj 82′(p)
LUZI 2008: Sula, Suta, Kla.Tafa, Klo.Tafa, Meta (M.Tafa 64′), Sinameta, Çapja, S.Tafa, Bushi (Kurti 58′), Kazazi (Kapo 56′), Osma. Trajner: L.Lusha
OLIMPIKU: Pjetri, M.Kapaj, Cfarku, Vora, Kotobelli, Rrapo, Myftaraj (Tali 46′), Memishaj (Molla 73′), Loci, Strakosha (Mara 55′), Fuçia. Trajner: A.Milori
KARTONË TË VERDHË: Kazazi, Osma, M.Tafa, Kurti/ Vora, Memishaj, Tali
GJYQTARË: G.Velçani, E.Hatija, Q.Shehaj (Patos)

Luzi 2008 nuk e ka merituar humbjen ndaj Olimpikut, por ligji i pashkruar i futbollit (kur nuk shënon, pëson) u ka ndodhur dje vendësve. Luzakët nisën mirë sfidën dhe me Kapin e Osmën dy herë ishin fare pranë golit në minutat 19-të dhe 37-të, por pa shënuar. Pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0. Në fraksionin e dytë miqtë nga Tirana janë më të lëvizshëm dhe krijojnë raste. Do të vijë minuta e 82-të, kur gjyqtari Velçani akordon me të drejtë penallti për miqtë. Goditjen nga pika e bardhë e merr përsipër Kapaj dhe realizon. Megjithë përpjekjet e vendësve, rezultati nuk ndryshon.
Feriz Ferizaj

Fitore “e çmendur”, Sukthi thyen Turbinën për 2 minuta
SUKTHI-TURBINA 3-1
GOLAT: Pasha 40′(p), Tegu 70′, Bllaca 71’/ Gjini 20′
SUKTHI: Doda, Gjepali, Kalluci, Gashi, Kasa (Vora 65′), Ibrahimllari (Gega 46′), Kullolli, Goxhaj, Tegu, Bllaca, Pasha (Gorja 80′). Trajner: I.Çira
TURBINA: Dyrmishi, Metaj, Gjini, Cërriku, Miraka, Xhelili, Basriu, Plaku (Dine 46′), Isaraj, Myftaraj (Kanani 46′), Lleshi (Sopjani 77′). Trajner: E.Belshi
KARTONË TË VERDHË: Gjepali, Tegu, Kalluci, Basriu, Gjini, Dine
KARTON I KUQ: Xhelili
GJYQTARË: E.Hamidi, L.Muça, P.Simoni (Lezhë)

Sukthianët kanë dominuar ndaj Turbinës, ndonëse miqtë nga Cërriku kanë kaluar në avantazh me anë të Gjinit në minutën e 20-të pas goditjes me kokë. Vendësit reagojnë dhe, pesë minuta përpara përfundimit të pjesës së parë, është Pasha që kthen në gol një 11-metërsh. Pjesa e dytë është dominuar totalisht nga sukthianët, që kanë realizuar dy gola brenda dy minutash. Fillimisht, në të 70-ën është Tegu që shënon golin e dytë dhe në të 71-ën realizon Bllaca. Ndërkohë që në këtë sfidë është dalluar portieri i Turbinës Dyrmishi, që ka evituar disa gola të sigurt.
Fiqiri Lala

Barazim në Peshkopi, Domosdova kalon problemet
KORABI-DOMOSDOVA 1-1
GOLAT: Brahasani 64′(p)/ Çaushi 54′
KORABI: Torba, Lleshi, Sinani, Pira, K.Gjonpalaj (Toska 61′), Adili (Jashari 75′), Kacnia, Brahasani, Doçi, Merdini, A.Gjonpalaj. Trajner: E.Laçi
DOMOSDOVA: Xherri, Kuqo, Allko, Bozha, Vreto, Duka, Llojko (Toçka 65′), Karriqi, Face (Rira 75′), Çaushi (Lushi 85′), Beqo. Trajner: L.Rira
KARTONË TË VERDHË: Brahasani, K.Gjonpalaj, Beqo, Xherri, Lleshi, A.Gjonpalaj
GJYQTARË: A.Gjeçi, E.Shehu, L.Mema (Tiranë)

Edhe pse terreni ka qenë i rënduar nga reshjet e vazhdueshme të shiut, Korabi e ka nisur mirë takimin. Që në minutat e para vendësit kanë rrezikuar me anë të Merdinit. Megjithatë, pjesa e parë ka përfunduar 0-0. Në të dytën janë miqtë që shënojnë të parët. Ata kanë gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 54-t me anë të Çaushit, që përfiton pas një gabimi të mbrojtjes vendëse. Pas shumë sulmesh, në minutën e 64-t gjyqtari kryesor akordon penallti për vendësit pas pengimit të Merdinit në zonë. Nga pika e bardhë gjuan kapiteni Brahasani, që barazon shifrat 1-1.
Islam Shehu

Gjashtë muaj për tri pikë, shpërthen Egnatia
EGNATIA-ERZENI 2-0
GOLAT: Lapi 67′, Muho 92′
EGNATIA: Demrozi, Kallçaku, Dushi, Pipa, Arapi, Vargu, Karaj, Kasa (Muho 65′), Mahmutaj (Vrapi 82′), Lapi, Gjondeda (Memolla 70′). Trajner: E.Gosa
ERZENI: Vezi, D.Arbi (Tutai 25′), Kardhashi, Zakova, Faca, A.Arbi (Hysaj 66′), Halili, Ferraj, Hasanaj, Misiraj, Lamnica (Hasa 63′). Trajner: A.Bashakaj
KARTONË TË VERDHË: Kasa, Ferraj, Misiraj, Tutai, Karaj, Demorozi, Hasa
GJYQTARË: K.Shehini, E.Velo, H.Hisaku (Durrës)

Egnatia ka arritur dje fitoren e parë në kampionat, përveç sfidës kur është dënuar nga Komisioni i Disiplinës. Rrogozhinasit mundën dje Erzenin me rezultatin 2-0. Ka qenë loja më e mirë e Egnatias këtë sezon, e cila megjithë rastet e shumta, e arriti fitoren vetëm në pjesën e dytë. Fillimisht Lapi shënon në minutën e 67-të duke i çuar vendësit në avantazh. Erzeni hidhet i gjithi në sulm për të barazuar, por shpërdoron raste të pastra shënimi. Kur mendohej se sfida do përfundonte me rezultatin 1-0, është Egnatia që realizon golin e dytë në minutën e dytë shtesë.
Feriz Ferizaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"