Grupi A: Dështon Veleçiku, afrohet Olimpiku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2013 | 13:59

Grupi A: Dështon Veleçiku, afrohet Olimpiku

Erzeni bën festë, shtang Veleçikun
ERZENI-VELEÇIKU 1-0
GOLI: Zakova 36′
ERZENI: Haxhi (Vezi 77′), Zakova, Takaçi, F.Arapi (Hasani 75′), Troplini, Ferraj, Halili, Stojani, Lamnica (Tujani 75′), Gjura, Hasa. Trajner: A.Bozhanaj
VELEÇIKU: Dorzaj, Rajçeviç, Çokaj, Lami, Banushi (Hysaj 70′), Zymeri, Hila (Peposhi 70′), Plishti, Miculi, Osmani, Cekaj. Trajner: B.Duli
KARTONË TË VERDHË: Ferraj, Plishti, Hysaj
GJYQTARË: E.Ruci (Fier), E.Hatiaj, Q.Sheri (Patos)
VËZHGUES: G.Maloku (Tiranë)

Erzeni ka marrë hakun e humbjes gjatë fazës së parë në Koplik dhe me fitoren e djeshme 1-0 ndaj Veleçikut u ka shkaktuar këtyre të fundit humbjen e dytë në kampionat dhe ka vënë në rrezik vendin e parë në Grupin A, vetëm tri javë nga fundi i kampionatit. Shijakasit kanë ngritur peshë tifozerinë vendëse me lojën plot grintë si asnjëherë tjetër, duke dominuar ndaj koplikasve gjatë 90 minutave. Erzeni është hedhur në sulm që në minutat e para, duke shpalosur dëshirën për fitore. Në minutën e 10- të vendësit pretendojnë për penallti, por nuk mendon kështu gjyqtari. Do të vijë minuta e 36-të, kur gardiani i Veleçikut Dorzaj nuk ka se çfarë t’i bëjë ekzekutimit perfekt të goditjes së dënimit nga Zakova nga rreth 30 metra. Në pjesën e dytë Erzeni ndërron taktikë, duke luajtur me kundërsulme dhe në minutën e 65-të është Troplini, i cili shënon dhe të gjithë festojnë, por anësori sinjalizon me flamur të ngritur për pozicion jashtë loje. Në minutat e mbetura miqtë sulmojnë dhe kërkojnë golin, por ndeshin në një mbrojtje të pakalueshme. Pas kësaj humbjeje, Veleçiku rrezikon seriozisht vendin e parë, pasi tashmë Olimpiku është vetëm një pikë larg.
Fiqiri Lala

Olimpiku i afrohet kreut, miqtë e kanë me gjyqtarin
OLIMPIKU-EGNATIA 2-0
GOLAT: Kapaj 53′(p), Loci 85′
OLIMPIKU: Pjetri, Kapaj, Rapo, Kotobelli, Jonuzi (Memishaj 65′), Marra, Shima, Myftaraj, E.Fuçia (Loci 38′), Strakosha, Çakalli (Vora 59′). Trajner: A.Milori
EGNATIA: Demrozi, Dashi, Pipa, Arapi, Kollçara, Vargo, Kasa (Abazi 60′), Karaj, Muho, Lapi (Gjondeda 66′), Mahmutaj (Herçi 77′). Trajner: E.Gosa
KARTONË TË VERDHË: Strakosha, Memishaj/ Muho, Lapi, Pipa, Karaj
KARTON I KUQ: Karaj 68′
GJYQTARË: K.Shahini, E.Velo, A.Demiraku (Durrës)

Olimpiku kalon pa probleme Egnatian dhe fiton 2-0. Duke parë edhe humbjen e Veleçikut, kryeqytetasit e shohin veten vetëm një pikë larg vendit të parë dhe tashmë gjithçka është e hapur. Pjesa e parë ka qenë mjaft e qetë dhe pa ritëm. Në minutën e 53-të është Fuçia, që depërton në zonë dhe ndalet nga një mbrojtës. Gjyqtari akordon penallti. Në gjuajtjen e parë pret portieri, por arbitri e rikthen sërish goditjen, pasi portieri lëvizi. Kapaj realizon në gjuajtjen e dytë. Në të 68-ën minutë Karaj i miqve ndëshkohet me karton të kuq, pasi ofendon gjyqtarin. Rezultatin e vulos Loci në minutën e 85-të.
Abdulla Dushku

Vora nuk njeh fushë, Korabi dështon në shtëpi
KORABI-VORA 0-1
GOLI: Xhuti 22′
KORABI: Bukri, Lleshi, Sinani, Pira, Doçi (K.Gjonpalaj 57′), Adili (Toska 46′), Ibro, A.Gjonpalaj, Merdini, Duka, Kacnia. Trajner: E.Laçi
VORA: Birja, Allmeta, Elezi, Shkalla, Milla, Sera (Kallaku 72′), Braho, Çani, Stivi, Xhuti, Dahriu (Zeneli 69′). Trajner: E.Topi
KARTONË TË VERDHË: Braho, Doçi, Birja, Shkalla, Stivi
GJYQTARË: E.Qerimi, S.Zeka, F.Thorja (Shkodër)
VËZHGUES: I.Shortja (Tiranë)

Edhe pse terreni ka qenë i vështirë, Korabi e ka nisur mirë takimin. Vendësit kanë pasur disa raste me anë të Merdinit dhe Dukës, por pa i finalizuar. Në minutën e 22-të është Xhuti që kalon miqtë në avantazh. Më pas, vendësit fitojnë një 11-metërsh, por Duka gabon duke goditur shtyllën pingule. Vendësit sulmojnë deri në fund dhe kërkojnë barazimin, por pa ia arritur qëllimit që të shënojnë. Ndërkaq, forcat e rendit të Peshkopisë në mënyrë krejt të pakuptimtë e kanë ndaluar gazetarin e “Panorama Sport” që të bëjë siç duhet punën e tij. Madje, duke mos u mjaftuar me kaq, e kanë shoqëruar edhe për disa minuta në komisariat.
Islam Shehu

Goleadë në Cërrik, Turbina thyen Luzin
TURBINA-LUZI 2008 3-2
GOLAT: Basriu 10′(p), Myftaraj 45′, Lleshi 52’/ Çapja 20′, M.Tafa 81′
TURBINA: Dyrmyshi, Metaj, Cërriku, Broshka, Gjini (Duro 72′), F.Kamami (G.Kamami 75′), Myftaraj, Isaraj, Xhardja, Basriu, Lleshi (Bibo 86′). Trajner: E.Belshi
LUZI 2008: Sula, Suta, Kla.Tafa, Klo.Tafa (S.Tafa 82′), Meta (M.Tafa 80′), Kazazi, Çapja, Kapo, Sinameta, Osma, Xeka (Greca 74′). Trajner: L.Lusha
KARTONË TË VERDHË: Basriu, Myftaraj/ Xeka
KARTON I KUQ: Çapja
GJYQTARË: B.Kaimi, A.Bame, D.Vrapi (Tiranë)
VËZHGUES: P.Zyba
DELEGAT: B.Labinoti

Turbina ka arritur fitoren e parë për këtë fazë të dytë në stadiumin “Nexhip Trungu”. Cërrikasit kanë mposhtur me rezultatin 3-2 ekipin e Luzit 2008, duke ndërprerë në këtë mënyrë krizën e rezultateve që i kishte kapluar. Vendësit kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Basriut, i cili realizoi me 11-metërsh në minutën e 10-të. Por, miqtë kanë barazuar në minutën e 20-të me Çapjen. Në fundin e pjesës së parë Myftaraj realizon një supergol nga distanca duke kaluar Turbinën në avantazh. Cërrikasit shënojnë golin e tretë me anë të Lleshit dhe miqtë ngushtojnë më pas.
Florenc Manari

Domosdova dhe Sukthi ngecin në baltë
DOMOSDOVA-SUKTHI 0-0
GOLA: S’ka
DOMOSDOVA: Xherri, Kuqo, Allko, Face, Bozha, Vreto, Duka, Karriqi, Skura, Çaushi, Beqo. Trajner: L.Rira
SUKTHI: Doda, Gjepali, Goxha, Kasa, Gashi, Hatia, Ibrahimllari, Gega, Kullolli, Pasha, Bllaca. Trajner: I.Çira
KARTONË TË VERDHË: Bozha, Doda
GJYQTARË: F.Xhemalaj, E.Sinanaj, A.Robo

Nuk kanë shkuar më larg se një barazim pa gola të besuarit e trajnerit Rira, që kanë koleksionuar një tjetër barazim këtë të diel. Në një terren jashtëzakonisht të lagësht, prrenjsakët e kanë pasur të vështirë të krijojnë aksione të pastra shënimi. Por, pavarësisht terrenit dhe motit, ata kanë çuar dëm shansin që nuk u ka munguar. Në minutën e 20-të, gjyqtari ka akorduar një 11-metërsh në favor të vendësve që është ekzekutuar nga Skura. Ky i fundit nuk mundi të mposhtë portierin mik Doda, që ka grushtuar topin. Pas këtij rasti, e gjithë loja nuk ka sjellë ndonjë rast të pastër.
Ledion Qoshku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"