Gramozi siguron qëndrimin në Kategorinë e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2013 | 13:47

Gramozi siguron qëndrimin në Kategorinë e Dytë

Edhe pse kolonjarët kanë vështirësi të mëdha financiare që reflektojnë në paraqitjen e tyre, këtë fundjavë ata arritën fitoren. Djemtë e Skënder Rustemit kanë mposhtur ekipin e Sopotit. Kjo fitore e vështirë u ka siguruar atyre qëndrimin në Kategorinë e Dytë. “Edhe pse me ekip të rinjsh, më në fund mundëm të fitonim. Kjo është e para fitore për këtë vit. Në dy javët e mbetura do të na duhet të aktivizojmë të tjerë të rinj për t’i testuar për sezonin e ardhshëm”, – thotë Rustemi.
Koço Lilo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"