Golashënuesit/ Bakaj kryeson listën për Këpucën e Artë, “në luftë” dhe 4 sulmues të tjerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2017 | 19:22

Golashënuesit/ Bakaj kryeson listën për Këpucën e Artë, “në luftë” dhe 4 sulmues të tjerë

Teksa Kategoria Superiore mbylli ndeshjet e saj për vitin 2017, Skënderbeu kryeson bindshëm kampionatin, me +9 pikë nga vendi i dytë që e ndjek. Por, korçarët nuk janë të parët kudo.

elis bakaj

Listën e golashënuesve të Superiores, e kryeson sulmuesi i Kukësit, Elis Bakaj, i cili ka shënuar plot 10 gola këtë sezon. Nga pas, e ndjekin plot 4 sulmues të tjerë. Me 7 gola, i dyti renditet Rexhinaldo i Laçit, ndërsa 6 rrjeta kanë shënuar Soue i Skënderbeut, Bushiç për vlonjatët dhe Plaku nga Kamza.

superiore golashenuesit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"