Gilberto dhe Gelazhvili do e nisin nga stoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2014 | 13:15

Gilberto dhe Gelazhvili do e nisin nga stoli

Douglas Mendez, Erjon Vucaj, Shkodran Metaj, Nikoloz Gelazhvili, GilbertoFlamurtari dje u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e sotme me Skënderbeun. Ekipi kuqezi ka qenë i plotë në stërvitje. Gjatë seancës së pasdites grupit i është bashkuar edhe sulmuesi Nikoloz Gelazhvili. Sulmuesi gjeorgjian ka qenë i angazhuar me kombëtaren e vendit të tij, ku luajti në të dyja sfidat dhe shënoi gol. Skuadra në këtë seancë të fundit ka marrë ngarkesë të plotë dhe grupi thuajse është gati për përballjen ndaj kampionëve. Gilberto Fortunato dhe Nikoloz Gelazhvili pritet ta nisin takimin e sotëm nga stoli. Sulmuesi brazilian ende nuk e ka marrë veten 100% nga dëmtimi që pësoi ndaj Partizanit. Në këto kushte, ai do qëndrojë i gatshëm në stol. Edhe sulmuesi gjeorgjian ka ardhur i lodhur nga grumbulli me kombëtaren e vendit të tij, ndërsa dje ka kryer vetëm një stërvitje relaksuese. Gelazhvili do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, por do ta nisë nga stoli. Sa u përket lojtarëve të tjerë, të gjithë janë të gatshëm. Në sulm pritet ta nisë i vetëm Abilaliaj, ndërsa formacioni nuk parashikohet të ketë shumë ndryshime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"