FSHF fal Skraparin, rikthehet në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2013 | 11:29

FSHF fal Skraparin, rikthehet në kampionat

Federata Shqiptare e Futbollit vendosi dje të falë Skraparin dhe ta rikthejë në kampionat. Skuadra çorovodase u përjashtua një javë më parë nga Komisioni i Disiplinës për mosparaqitje në ndeshje në raste të përsëritura. Pas ankimimit të klubit të Skraparit, komisioni i mbledhur dje shqyrtoi kërkesën e çorovodasve dhe vendosi që ‘ti rikthejë në garë duke e konvertuar përjashtimin me gjobë. “Pranimin e kërkesës për rishikim të paraqitur nga KF Skrapari. Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Disiplinës, datë 20.03.2013, pika 7, në lidhje me KF Skraparin si më poshtë: KF “Skrapari” për mosparaqitje në ndeshjen me KF Gramozi humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe për raste të përsëritura gjobitet me 30.000 lekë gjobë bazuar në nenet 55 dhe 136 të KDS-së”, thuhet në vendimin e djeshëm të KD-së. Në këtë mënyrë, çorovodasit do të rikthehen të luajnë këtë javë në kampionat. Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendoset për sfidën Skrapari- Bilishti, që nuk u zhvillua javën e kaluar. Ja të gjitha vendimet e Komisionit të Disiplinës:
1- Ekipi i KF “Tërbunit” U-19, për mosparaqitje në ndeshje me ekipin e KF Tomorit U-19, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, në bazë të nenit 55 të KDS.
2- Ekipi i KF “Lushnjës” U-19, për mosparaqitje në ndeshje me ekipin e KF “Butrintit” U-19, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, në bazë të nenit 55 të KDS.
3- Ekipi i KF “Tomorit ” U-17, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Kukësi” U-17, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, bazuar në nenin 55 të KDS.
4- Lojtari i KF “Besëlidhja” U-19, Leandro Përgjini, për sjellje të keqe ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve kundërshtarë dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti në bazë të nenit 49.1/a të KDS.
5- Lojtari i KF “Tomori” U-17, Agim Shehu, për sjellje të keqe ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve kundërshtarë dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti, në bazë të nenit 49.1/a të KDS.
6- Lojtarët e ekipit të futbollit të femrave “The Door”, Elmedina Shega dhe Manuela Probibaj, për ofendim të zyrtarëve të ndeshjes dënohen secila me nga 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti, në bazë të nenit 49.1/ a të KDS.
7- Lojtari i “Shkëndija T”, Kristian Kola, për goditje të lojtarit kundërshtar, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48.1/e të KDS.
8- Ekipi i KF “Shkumbini” U-19, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Laçi” U-19, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, në bazë të nenit 55 të KDS.
9- Pranimin e kërkesës për rishikimin të paraqitur nga KF “Skrapari”. Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Disiplinës datë 20.03.2013, pika 7, në lidhje me KF “Skraparin” si më poshtë: KF “Skrapari”, për mosparaqitje në ndeshjen me KF “Gramozi”, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe për raste të përsëritura gjobitet me 30.000 lekë gjobë, bazuar në nenet 55 dhe 136 të KDS.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"