Foto/ Vijojnë punimet në stadiumin “Roza Haxhiu”, tifozët e Lushnjës presin rikthimin në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2017 | 12:46

Foto/ Vijojnë punimet në stadiumin “Roza Haxhiu”, tifozët e Lushnjës presin rikthimin në shtëpi

Vijojnë më ritme të shpejta punimet në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës. Drejtuesit e klubit janë duke bërë të pamundurën që stadiumi të jetë gati në muajin tetor, ku ekipi verdhjeshil do të rikthehet t’i luajë ndeshjet në shtëpi.

Stadiumi i Lushnjes

Ditën e sotme u vendosën edhe hekurat e rrethimit të brendshëm, ndërsa me intensitet të lartë po vijon puna në tribunën qendrore, e cila pritet të marrë një pamje tjetër.

Triubuna e stadiumit te Lushnjes

Sot pritet të përfundojë edhe vendosja e stolave në këtë sektor teksa mbetet edhe pak punë për tu përfunduar, ka shumë gjasa që stadiumi të jetë gati për Kategorinë Superiore në muajin tetor.

Vendosja e hekurave rrethues

Fusha e Lushnjes

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"