Formacioni i mundshëm/ Latifi e nis nga stoli, surpriza e Tiranës në derbi mund të jetë… Ermal Meta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2023 | 10:10

Formacioni i mundshëm/ Latifi e nis nga stoli, surpriza e Tiranës në derbi mund të jetë… Ermal Meta

Tirana do të luajë sot me Dinamon në sfidën e javës së 10-të të Superiores. Për këtë sfidë, duke pasur parasysh mungesat, ndryshimet do të jenë të mëdha, duke filluar nga porta në sulm. Surprizë mund të ketë edhe në mbrojtje.

tirana

DËMTIMET – Si fillim, te Tirana në sfidën me Dinamon do të mungojnë, Lulaj, Najdovski, Patrik, Selmani, Abdullhu, të gjithë të dëmtuar. Në këtë gjendje kaotike shtohet edhe Liridon Latifi, i cili dje veçse vrapoi rreth fushës. Me shumë mundësi, sulmuesi nuk do ta nisë ndeshjen si titullar.

Nga ana tjetër, Hila i rehabilituar është gati për të luajtur nga minuta e parë.

DILEMAT – Ndeshja me Dinamon ka sjellë edhe shumë dilema para kësaj sfide. Si fillim, mund të kemi një kthimtë Likës në portë, por kjo mbetet për t’u parë. Dilema e dytë është mbrojtja.

Në mungesë të dy qendërmbrojtësve Hoxhallari luan në një krah dhe në krahun tjetër njëri prej Metës dhe Hilës. Mesfusha nuk ka asnjë ndryshim, me treshen Lushkja-Jonuzi dhe Deliu.

Edhe sulmi është i stabilizuar me treshen Kaina, Abazaj dhe Hasani. Mbetet për t’u parë nëse Hila do ta nisë nga minuta e parë apo jo sfidën e sotme ndaj bluve.

0515145

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"