Formacioni i mundshëm/ Alegri luan gjithçka ndaj kuqezinjve, ndryshon skemën dhe sulmin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2023 | 10:46

Formacioni i mundshëm/ Alegri luan gjithçka ndaj kuqezinjve, ndryshon skemën dhe sulmin

Juventusi kërkon fitore ndaj Milanit dhe për këtë, Alegri e di mirë se i duhet një ndeshje perfekte. Pas disfatës ndaj Empolit, tekniku i bardhezinjve është zhgënjyer dhe ndaj Milanit pritet të bëjë ndryshime në sulm e gjithashtu në rreshtim.

juventus

Ndryshe nga ndeshjet e fundit ku është luajtur me 3-5-2 ose me 3-5-1-1, këtë radhë Alegri do të provojë një 3-4-3 dhe linja e sulmit do të jetë si kurrë më parë. Nga stoli do ta nisë Vlahoviç, vendin e të cilit e ka zënë Moise Kin teksa në krahë do të ndihmohet nga Kieza dhe Di Maria.

Në qendër të mbrojtjes, Gati, Breme e Danilo do të ruajnë portën e Sheznit. Mesfusha do të jetë e përbërë nga Kuadrado dhe Kostiç në krahë dhe me Lokatelin e Rabio në qendër.

JUVENTUS (3-4-3): Shezni, Gati, Bremer, Danilo, Kuadrado, Lokateli, Rabio, Kostiç, Kieza, Di Maria, Kin
Trajner. Masimiliano Alegri

juventus

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"